Sot në orën 21:00 emisioni “Opinion” sjell rrëfimin e jetës të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Në këtë intervistë, Nano ka treguar se si u përfshi në jetën politike në Shqipëri, vitet e burgosjes si dhe vitet e qeverisjes së Shqipërisë.
Ish-kryeministri ka folur për raportet që ai ka pasur me Sali Berishën, kundërshtari i tij historik. Po ashtu dhe për marrëdhëniet që ai ka pasur me kryeministrin aktual, Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta./ Opinion.al