Aktualitet

Fatos Nano kandidat për President? Gjiknuri: Asnjë s’është i përjashtuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 06/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai është pyetur për kandidaturat per president, nese mund te jetë edhe ish-kryeministri Fatos Nano një emër. Gjiknuri ka thënë se nuk do të komentojë emra të përveçëm. Sipas tij të gjithë kanë shanse për tu zgjedhur.

 Këtu s’jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse sipas asaj që thatë, e kemi thënë që kufizimet tona janë nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura me kontribute qoftë ish-politikanë të cilët natyrshëm mund të jenë kandidatë…

Identifikimi i emrave në këtë fazë do ishte gabim e do krijonte pritshmëri të rreme për publikun. Por asnjë nuk është i përjashtuar përfshi edhe emrin në fjalë patjetër.”, tha ai./Opinion.al

Pas