Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fatos Lubonja: Reforma në Drejtësi, nuk është asgjë veçse pjellë e tre bandave në pushtet

2016/09/06 at 5:29 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fatos Lubonja: Edi Rama, ëndërr për t’u bërë një Enver i dytë 

Publicisti, Fatos Lubonja, duke folur, gjate emisionit Opinion ne TV KLAN, i drejtuar nga gazetari, Blendi Fevziu, ku eshte diskutuar ne lidhje me hapjen e dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit.

Analisti Fatos Lubonja me anë të një shkrimi të gjatë në Gazetën Panorama ka hedhur disa piketa nga duhet filluar për të pasur një sistem drejtësie funksional dhe jashtë partive politike.


Lubonja që në krye të shkrimit shkruan se debati mbi reformën në drejtësi, nuk është asgjë tjetër, veçse lufta për pushtet midis tre partive banda.

“Si pasojë, kjo luftë mund të sjellë tri lloj zhvillimesh: ose një lloj destabilizimi (nëse tri bandat hapin luftë me njëra-tjetrën pa e mposhtur dot njëra-tjetrën), ose futje edhe më thellë në shtetin e së padrejtës (nëse Drejtësia kapet nga banda më e madhe), ose mbetje atje ku kemi qenë (nëse ato arrijnë një “konsensus”)”, shkruan Lubonja në Panorama.

Ai thekson se e treta është më e mirë se dy të parat, pasi është më mirë të kesh tre banda në pushtet, sesa një bandë apo destabilizim dhe kaos. Mirëpo, sipas tij, opsioni i tretë ngre, me shumë të drejtë, pyetjen: Mos kjo do të thotë se duhet të qëndrojmë në kënetën e korrupsionit dhe depresionit ku ndodhemi? A nuk duhet filluar diku? Dhe, a nuk mund të ishte reforma në drejtësi një fillim?

Analisti Lubonja argumenton se kur flasim për reforma politike , shpeshherë na lihet të kuptohet se politikanët janë ata të parët që i kërkojnë, sipas tij, situata shitet sikur edhe ata i kërkojnë sinqerisht këto rrugë, i duan reformat e vërteta, por nuk i gjejnë dhe kërkojnë ndihmë.

Mirëpo, ai thotë se koha ka treguar se nuk është kështu.

“Të gjitha reformat e maxhorancave që kanë ardhur në pushtet kanë qenë të rrejshme dhe zhgënjyese pasi janë përdorur për një qëllim të vjetër dhe të pandryshueshëm: ndryshimin e gjithçkaje (në kuptimin e vendosjes në pushtet të njerëzve të tyre), që të mos ndryshojë asgjë (në kuptimin e mënyrës se si këta njerëz keqpërdorin pushtetin për interesat e tyre meskine), shkruan Lubonja.

Në këtë vazhdë, sipas analistit në Panorama, e tillë është edhe reforma që po nga premton drejtësi. Lubonja thekson se edhe i famshmi “veting” që po shitet si shpresë drejtësie e ndryshimi, në thelbin e vet, premton sjelljen e “gjermanëve” në drejtësi.

Pas kësaj panorame të përgjithshme, Fatos Lubonja, ngre pyetjen: Nga duhet filluar atëherë?

Sipas tij, për këtë, ka një përgjigje të thjeshtë për këtë: duhet ta fillojmë nga vetja që të ndryshojmë edhe sistemin.

“Edi Rama dhe partia e tij vërtet e kishte shumë të vështirë ndryshimin e gjithçkaje menjëherë. Por një gjë e kishte të lehtë. Të bënte vetingun te vetvetja më së pari, të mos lidhej me krimin vetë, të mos bënte korrupsion vetë. Dalëngadalë shembulli i mirë që do të jepej në çdo sektor, do të triumfonte mbi të keqen. Në këtë mënyrë do të fitonte gjithnjë e më shumë kredibilitet dhe nesër do të mund të çlirohej edhe nga i korruptuari Meta, të cilin e paraqet sot si shkakun pse nuk po i ecin punët, e do të mund të kryente reforma të vërteta”, shkruan Lubonja në Gazetën Panorama.

Ndër të tjera, ai pyet: pse nuk po ndodh kjo? Ndërkaq, nënvizon me të zezë, se ne po shohim paradoksin që këtej rilindasit po flasin për veting të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kurse në anën tjetër mbështeten te kriminelët që kanë futur në Parlament e nëpër bashkira.

“Në një shkrim e kam krahasuar këtë sistem me një godinë trekatëshe, me krimin e organizuar në bodrum, me oligarkët e korruptuar dhe korruptues në kat të parë, me mediet e këtyre oligarkëve në kat të dytë, me politikanët në katin e tretë, në të cilin kat drejtësia nuk ka veçse disa zyra të vogla”, shkruan Lubonja.

“Ajo që po ndodh te kjo godinë me ardhjen e Ramës në pushtet është se ai po kërkon t’i zvogëlojë opozitës zyrat fare në kat të tretë, t’i mbyllë drejtësisë dyert që i ka të lidhura me ato të opozitës duke ruajtur lidhjen vetëm me zyrat e veta; të marrë gjithnjë e më nën kontroll lidhjet me katin e parë dhe të dytë e, veçanërisht, të fuqizojë lidhjet me bodrumin, çka po duket dramatikisht së fundi me faktin që po bëhet gjithnjë e më evidente se mbjellja e tërë Shqipërisë me kanabis nuk është një diçka spontane, por diçka e organizuar për të siguruar bazën ekonomike të pushtetit të kësaj maxhorance, shkruan ai më poshtë.

Ndër të tjera, analisti Fatos Lubonja ka shkruar në Panorama se për të pasur një reformë të re në sistemin e drejtësisë, duhet me patjetër një levizje e re politike.

“Ja pse kam ngulmuar dhe ngulmoj se për të kryer reforma të vërteta lipset një lëvizje e re njerëzish që duhet të synojnë shpërbërjen e kësaj godine dhe jo fuqizimin e saj, siç po ndodh”, shkruan Lubonja.

Ai thotë se kjo levizje e re politike duhet të jenë shqiptarë që nuk janë përfitues, por viktima të kësaj godine si dhe plot nga ata që, në një mënyrë apo në një tjetër, u është dashur t’i nënshtrohen diktatit të saj, por që kanë vetëdijen se kemi të bëjmë me një strukturë kriminale që po i çon të gjithë në humnerë.

“Disa nga pikat kryesore të programit të kësaj lëvizjeje, që për sa i përket elektoratit e shoh si lëvizje të të papërfaqësuarve nga godina, prandaj dhe më së shumti të njerëzve të ndershëm dhe të varfër, prandaj më së shumti një lëvizje të majtë si ato që kanë lindur së fundi kundër kastave të korruptuara në Greqi, Itali apo Spanjë”, shkruan Lubonja.

Sipas tij, kush pretendon se me një politikë, ekonomi, media, dhe shoqëri civile të kapur nga krimi dhe korrupsioni, mund të kemi drejtësi të pavarur, që të mbrojë barazinë e të gjithëve para ligjit, vetëm se mashtron për qëllime që s’kanë të bëjnë me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

 

 

Etiketa: fatos lubonjalevizja e rereformatre bandat


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
Bota

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

28 Gusht, 2025 7:31 pm
Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
Bota

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

28 Gusht, 2025 6:50 pm
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
Bota

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

28 Gusht, 2025 6:27 pm
Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
Rajoni

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

28 Gusht, 2025 6:19 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA
Bota

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 Gusht, 2025 5:55 pm
Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët
Aktualitet

Zjarr në Miras të Korçës, ndërhyn nga ajri helikopteri për të shuar flakët

28 Gusht, 2025 5:54 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

“Bisedova me Trump dhe Zelensky”, Von der Leyen: Putin duhet të negociojë

28 Gusht, 2025 5:51 pm
Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual
Bota

Kryeprokurori i Hagës përballet me akuza publike për ngacmim seksual

28 Gusht, 2025 5:48 pm
Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë
Bota

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

28 Gusht, 2025 5:45 pm
Para
Arritja që mund të shpëtojë jetën e të sëmurëve me kancer

Arritja që mund të shpëtojë jetën e të sëmurëve me kancer

Paralajmërimi i Ilir Metës. “Në 2017-ën do të jemi korrekt me PS-në, ashtu si me PD-në në 2013-ën”

Paralajmërimi i Ilir Metës. “Në 2017-ën do të jemi korrekt me PS-në, ashtu si me PD-në në 2013-ën”

Vazhdimësia e koalicionit me LSI? Rama: Ka ankesa dhe kritika, do ulem të flas me Metën

Vazhdimësia e koalicionit me LSI? Rama: Ka ankesa dhe kritika, do ulem të flas me Metën
















TE FUNDIT

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit

VIDEO/ Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit
28 Gusht, 2025

Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan. Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e...

Lexo më shumë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Kritikat për dëmtimin e tubacionit rus, Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë
28 Gusht, 2025

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për...

Lexo më shumë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë

Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia bën gati avionët luftarakë
28 Gusht, 2025

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën...

Lexo më shumë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë

Kroacia dërgon në burg dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova gati të bashkëpunojë
28 Gusht, 2025

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com