Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet të cilat u zhvilluan ditë e sotme.
Mediu shprehet përmes një postimi në “Facebook” se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.
Kryetari i Partisë Republikane, thekson se 85% e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë ne votimet e sotme.
Për Mediun, rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.
Reagimi
Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.
Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.
Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.
Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.
Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria./ Opinion.al E.Xh.