Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

2025/07/01 at 8:25 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.

“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor.

Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.

Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet; Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë; Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit; Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.

Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.

Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.

Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:

– Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;

– Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;

– Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;

– Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.

“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.

Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.

Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.

Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025 arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./Monitor

Ju sugjerojmë

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

1 Korrik, 2025 12:43 pm
Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale
Aktualitet

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

1 Korrik, 2025 12:38 pm
Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

1 Korrik, 2025 12:25 pm
Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
Rajoni

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik, 2025 12:14 pm
Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor
Rajoni

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

1 Korrik, 2025 12:13 pm
Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë
Aktualitet

Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë

1 Korrik, 2025 11:59 am
“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin
Aktualitet

“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin

1 Korrik, 2025 11:53 am
Vodhën në 4 subjekte, grabitën motorë e biçikleta/ 2 në pranga, me precedentë për..
Aktualitet

Vodhën në 4 subjekte, grabitën motorë e biçikleta/ 2 në pranga, me precedentë për..

1 Korrik, 2025 11:42 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

1 Korrik, 2025 11:39 am
Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia
Aktualitet

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

1 Korrik, 2025 11:33 am
Para
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

TE FUNDIT

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
1 Korrik, 2025

Ministri Igli Hasani priti në një takim në ambientet e MEPJ, kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë...

Lexo më shumë

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale

Bulevardi i Durrësit kthehet në pedonale
1 Korrik, 2025

Gjatë muajve korrik dhe gusht, bulevardi Epidamn në Durrës do të kthehet në zonë pedonale. Ndalohet lëvizja dhe parkimi i...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
1 Korrik, 2025

Babai Leonard dhe Elis Dukës, Muhamed Duka, ka dëshmuar në gjykatë gjatë procesit për vrasjen e Santiago Malkos. Ai ka...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
1 Korrik, 2025

Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com