Aktualitet

“Farsë e shëmtuar zgjedhore”, Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 04/05/22 |
Opi Nion

Edvin Kulluri, është tërhequr nga gara për kryetar të Partisë Demokratike. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kulluri ngre pikëpyetje mbi procesin zgjedhor për të cilin thotë se “Komisioni Zgjedhor është anti-statutor;  afati për “primare” prej 2 javësh nuk u lë kohe kandidateve për te bere fushate; në ketë Komision ka anëtare te njëjtë nga ata qe vodhën vota për Lul Bravën duke e bere procesin të pabesueshëm; nuk ka transparence për listat e anëtarësi se PDSH;  kandidatet nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit si dhe zgjedhjet po mbahen ndërkohë qe PD është e përçare me keq se 1 vit me pare”.

Më tej ai thekson: “E vetmja gjë qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me këto te 22 majit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

Postimi i plotë

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e një Komisioni Zgjedhor te vete emëruar pa vendim te Këshillit Kombëtar si organ i zgjedhur, qe shpalli  procedurat për zgjedhjet për Kryetar te PDSH!

Meqenëse para disa muajsh shpalla vullnetin për te kandiduar për Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohe kandidateve për te bere fushate; 3) ne ketë Komision ka anëtare te njëjtë nga ata qe vodhën vota për Lul Bravën duke e bere ketë proces po aq te pabesueshëm; 4) nuk ka serish asnjë transparence për listat e anëtarësi se PDSH; 5) kandidatet nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) zgjedhjet po mbahen ndërkohë qe PD është e përçare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gjë qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me këto te 22 majit është se po kalojmë nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

Fatkeqësisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njësoj prej te paktën 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe përfaqësimi!

Propaganda e 11 dhjetorit për “primare” e “sovranitet” vote rezultoi veçse propagande duke zhgënjyer për te disten here demokratet e ndershëm dhe opinionin publik!

Për këto arsye, vendosa te mos bëhem pjese e kësaj farse te shëmtuar zgjedhore duke u tërhequr nga kandidimi për Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh për demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shprese se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje përpjekjet maksimale për te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresën se ka ende një te ardhme për opozitën!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emëruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracisë ne Partine Demokratike!

Me respekt, Edvin Kulluri!/Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas