Aktualitet

Faqet qeveritare, AKSHI njofton qytetarët: Mund të hasni vështirësi në akses



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:42 - 30/07/22 |
Opi Nion

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka bërë me dije se sot do të zhvillohet një operacion mirëmbajtjeje në faqet zyrtare duke filluar nga ora 12 deri në 23:59.

Gjatë kësaj kohe AKSHI njofton qytetarët se do të kenë vështirësi në aksesimin e faqeve.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike. Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike”, njofton AKSHi

Pas