Shumica e skuadrave të mëdha evropiane kanë prezantuar fanellat e reja me të cilat do të luajnë në sezonin e ardhshëm.
Barcelona, Juventus, Liverpool, Chelsea e Inter nuk kanë dalë nga fanellat tradicionale, por vetëm i kanë bërë disa ndryshime të vogla atyre.
Skuadra e Barcelonës do ti ketë fanellat më ngjyrën e kuqe dhe me të kaltër, ashtu siç i ka pasur, por me vija më të holla.
Në Itali, Juventusi nuk ka dalë nga ngjyrat që ka pasur, por këtë sezon ka zgjedhur që vijat bardhë e zi të jenë më të trasha, ndërsa Interi do të luajë përsëri me fanellat e Nike dhe me ngjyrat zikaltër.
Ndërsa në Angli, Chelsea do të ketë fanella me ngjyrë blu me disa vija të holla horizontale të bardha dhe të kuqe.