Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fan Noli 1928: E kemi parë tashmë se Tirana mban aromë të keqe nën regjimin e Ahmet Zogut

2023/01/14 at 5:29 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letër Kombeve të Bashkuara (1921)/ Mjeda, Fishta, Gurakuqi, Noli: Ati françeskan Anton Ashiku, tradhëtar i kombit dhe agjent i Jugosllavisë

Nga Aurenc Bebja


“Le Cri des peuples” ka botuar, me 13 tetor 1928, në faqen n°9, letrën (reagimin) e Fan Nolit mbi shndërrimin e Republikës së Shqipërisë në Monarki, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Republika Shqiptare sapo është shndërruar në një monarki, me mbret Ahmet Zogun. U gëzuan në Romë, u indinjuan në Beograd, u argëtuan kudo tjetër. Le të fillojmë së pari me anën groteske të kësaj ngjarjeje: një ish-pronar kabareje nga Bukureshti, i quajtur Pandeli Evangjeli, në krye të një turme individësh të pavlerë, ish-banditë, hajdutë, vrasës dhe tutorë, që e quajnë veten Asamble Kushtetuese, i ofron kurorën mbretërore një hajduti, të quajtur Ahmet Zogu, i cili përparoi me vrasje, i cili e bëri pasurinë e tij me vjedhje dhe që u ngrit në pushtet me tradhti.

Dhe ky hajdut emëron, si kryeministër të tij, një mashtrues dhe një kriminel, Kosta Kotën, i cili ushtronte fshehurazi profesionin e kirurgut në Salt Lake City në Amerikë, prej nga iku për t’i shpëtuar policisë amerikane që e kërkonte për masakrimin e një pacienti të operuar prej tij.

Dhe kjo operetë monarkike luhet në Evropë, në mesin e shekullit të 20-të, një shekull që ka parë fronet dhe dinastitë shekullore të shemben, që tallet me mbretërit e fundit të mbijetuar, të cilët janë bërë pak a shumë lodra apo figura dekorative të borgjezisë dominuese.

Por aktorët e operetës së Tiranës nuk e kapin sensin e qesharakes dhe regjisori Musolini është shumë i lumtur për këtë. Loja e tij pati sukses. Ai bëri një marrëveshje shumë të mirë, duke shitur një kurorë me një çmim shumë të lartë që do ta siguronte atë për bindjen absolute të vasalit të kurorëzuar dhe skllavërimin e plotë të Shqipërisë. Dhe është kjo, natyrisht, që do të paguajë çmimin.

E kaluara e afërt është atje për të na treguar se si Ahmet Zogu e shpërbleu mbrojtësin e tij Musolinin për mbështetjen që i dha regjimit të tij gjakatar.

Në vitin 1925, ishte koncesioni i të ashtuquajturës Bankë Kombëtare, që e vuri Shqipërinë nën kontrollin ekonomik italian. Në vitin 1926, ishte Pakti i Tiranës, i cili e vuri Shqipërinë nën kontrollin politik italian. Në vitin 1927, ishte Traktati i Aleancës, i cili e vendosi Shqipërinë nën kontrollin ushtarak italian.

Vetëkuptohet se Musolini e ka siguruar paraprakisht çmimin e kurorës mbretërore. E ardhmja e afërt do të na tregojë se cilat janë tradhtitë e reja të Ahmet Zogut, por nuk është e vështirë t’i hamendësosh : bashkimi doganor, italianizimi i arsimit publik, kolonizimi i fushave pjellore nga kolonët fashistë, bazat detare në Vlorë dhe në Durrës, bazat ushtarake në të gjitha pikat strategjike të kufirit shqiptaro-jugosllav, me pak fjalë gjithçka është e nevojshme për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni të thjeshtë italiane. Kjo është tragjedia që qëndron pas farsës.

Por Musolini me fashistët e tij dhe Ahmet Zogu me bejlerët e tij feudalë nuk janë të vetmit fajtorë të këtij krimi kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe kundër paqes së Gadishullit Ballkanik.

Nuk duhet të harrohen militaristët e Beogradit dhe Athinës, të cilët që nga viti 1912 kanë bërë gjithçka për të shtypur dhe copëtuar shtetin e pavarur shqiptar, të krijuar pas luftërave ballkanike.

Për këtë, herë pas here ata organizonin pushtime të vërteta ushtarake, të cilat i quanin kryengritje. Mjafton të përmendim më tingëllueset prej tyre. Në vitin 1913, ishte pushtimi i Shqipërisë së Jugut nga Zografos. Në vitin 1915, ishte pushtimi i Shqipërisë së mesme nga Esad Pasha. Në vitin 1921, ishte pushtimi i Shqipërisë së Veriut nga Marka Gjoni. Në vitin 1924, ishte pushtimi i gjithë Shqipërisë nga Ahmet Zogu.

Ky pushtim i fundit u organizua në territorin jugosllav me armë serbe, me mercenarë të rekrutuar në Jugosllavi dhe me oficerë e Wrangel-it. Kështu, militaristët serbë shpresonin ta vendosnin Shqipërinë nën protektoratin e Beogradit. Rezultati ishte protektorati i Romës.

Çfarë zhgënjimi për militaristët serbë dhe grekë ! Dhe çfarë shlyerjeje, pasi ata e dinë mirë se Shqipëria është vetëm faza e parë e depërtimit italian në Ballkan ! Dhe të mendosh se ishin vetë ata që e shkaktuan atë !

“Last but not least — E fundit por jo më pak e rëndësishme” është një fjalë për Anglinë reaksionare e cila, për më tepër, është fajtorja kryesore i luftës së radhës që tashmë po merr formë në horizontin ballkanik.

Ngjitja në pushtet e Ahmet Zogut dhe pushtimi i Shqipërisë nga Musolini u kryen nën kujdesin e Londrës. Anglia është shpërblyer mirë. Ajo mori koncesionin e naftës, sepse fatkeqësisht ka naftë në Shqipëri. Dhe tani çështja është mjaft e qartë. Aty ku ka naftë, ka edhe tymra të neveritshëm dhe shpërthime shkatërrimtare.

E kemi parë tashmë se Tirana mban aromë të keqe nën regjimin e Ahmet Zogut.

Tani le të presim shpërthimet !

Ata do të vijnë në mënyrë të pashmangshme për të na vërtetuar në mënyrë të habitshme se popujt e Evropës janë tani po aq budallenj sa ishin para luftës botërore.

FAN NOLI

Ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Vjenë, 18 shtator 1928.

* Nga Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)  https://www.darsiani.com/la-gazette/le-cri-des-peuples-1928-ja-cfare-mendon-fan-noli-per-shnderrimin-e-republikes-se-shqiperise-ne-monarki-letra-ekskluzive-e-ish-kryeministrit-shqiptar

 



Ju sugjerojmë

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
Bota

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

15 Janar, 2026 3:43 pm
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

15 Janar, 2026 3:39 pm
“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit
Bota

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

15 Janar, 2026 3:37 pm
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri

15 Janar, 2026 3:36 pm
Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Aktualitet

Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15 Janar, 2026 3:35 pm
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
Bota

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

15 Janar, 2026 2:32 pm
Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Para
Arrestohet ish-Ministri i Drejtësisë në Brazil për bashkëfajësi në pushtimin e kongresit

Arrestohet ish-Ministri i Drejtësisë në Brazil për bashkëfajësi në pushtimin e kongresit

COVID-19 në Shqipëri/ 79 qytetarë të infektur, asnjë humbje jete

Covid në vend/ 11 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete

Shtyhet gjyqi për “Babalen”, Salianji: Edhe sot u gjet një arsye, ja çfarë dyshoj

Salianji: Nëse gjykata vendos pro Berishës çështja është e zgjidhur për të gjitha palët
















TE FUNDIT

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
15 Janar, 2026

Real Madridi u mposht 3-2 nga Albacete dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. Humbja e dytë...

Lexo më shumë

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
15 Janar, 2026

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan...

Lexo më shumë

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
15 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar shitjen e parë të naftës venezuelase, me vlerë 500 milionë dollarë, sipas një zyrtari të...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
15 Janar, 2026

SPAK ka shpallur pretencën për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Mwsohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com