Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familjet ukrainase gjejnë strehë në Itali

2022/03/20 at 5:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Familjet ukrainase gjejnë strehë në Itali

Në rrugicat e qeta të një fshati të vogël italian në Apenine, rreth një orë larg me makinë nga Roma, dy gra ukrainase që iu larguan luftës së bashku me fëmijët e tyre të mitur, kanë gjetur më në fund paqe, falë një çifti vendas që i strehoi.


Tania, 30 vjeç, dhe Katia 33, iu larguan Lvivit pak ditë pas fillimit të luftës, ndërsa burrat e tyre qëndruan atje.

Pas tre ditësh rrugëtimi, ato mbërritën në komunën Belmonte, ku nëna e tyre Halyna kujdesej për nënën e pronarit të një moteli, i cili vendosi të gjithë objektin në dispozicion të tyre.

Rreth 2 mijë kilometra larg shtëpisë, ata kanë mundesi tashmë të përgatisin të qeta një shishe qumështi për fëmijët e tyre.

“Në ditën e gjashtë që kur presidenti (rus) Putin filloi këtë luftë, ne vendosëm të largoheshim nga atdheu ynë sepse kishim frikë, jo për veten, por për fëmijët”, tha Tania, e cila ka studiuar drejtësi dhe gjendet në Itali me vajzën e saj Anna, 5 vjeç, dhe djalin Matviy, i cili pas pak ditësh mbush 1 vjeç.

Djali i vogël do të festojë ditëlindjen larg vendit të tij dhe pa babanë e tij Vladimirin, i cili qëndroi për t’u rezistuar forcave ruse.

Burrat e këtyre grave nuk po luftojnë ende, por janë duke u stërvitur për t’u përballur me ushtrinë ruse kur ajo të arrijë në qytetin e tyre.

“Kur rusët të vijnë në qytetin tonë, ne do të bëjmë gjithçka, gjithçka për të mbrojtur qytetin tonë, vendin tonë“, thotë Tania.

Katia përpiqet të jetë gjithnjë e mirëinformuar për zhvillimet.

“Fola sot me burrin dhe motrën time që janë brenda qytetit Lviv dhe ata thanë se ishin shumë, shumë të frikësuar sepse mbrëmë hynë në bodrum dhe dëgjonin bombardime të shumta”, thotë Katia.

Ajo punonte në Lviv në një restorant McDonald’s, është e martuar me Olegun dhe u largua së bashku me djalin e saj katërvjeçar Maksimin.

Dy gratë dhe fëmijët e tyre udhëtuan me makinë deri në kufirin hungarez.

Që andej vazhduan me tren, kaluan kufirin për në Budapest, vazhduan drejt Vjenës dhe më në fund arritën në Romë, ku u pritën nga Giacomo dhe gruaja e tij Patrizia.

Tania thotë se është mirënjohëse për të gjithë vullnetarët që i ndihmuan në fshatrat e ndryshëm nëpër të cilët kaluan, për ata që i mirëpritën dhe gjithashtu për banorët e Belmontes dhe fqinjët e tyre, me të cilët tashmë janë bërë miq.

“Ndoshta nuk është më i miri në botë, por gjëja e parë që më erdhi në mendje është t’ua vë në dispozicion. Pastaj do të shohim“, thotë Giacomo për objektin në pronësi të tij.

Gratë ukrainase dhe fëmijët e tyre i kalojnë ditët e tyre të qeta në këtë fshat, i cili nuk ka dyqane ushqimesh apo kafene, dhe ka vetëm rreth 50 banorë.

Ato përgatisin ushqim për fëmijët e tyre, luajnë me ta, shikojnë video në internet së bashku dhe i çojnë me autobus në Rieti, qyteti më i afërt.

Tania i tha vajzës së saj se arratisja ishte një udhëtim për të vizituar gjyshen e saj.

Në fillim vajza ishte shumë entuziaste, por tani ka filluar t’i mungojë babai, miqtë, shkolla dhe vendi i saj.

Herë pas here vajza pyet se kur do të kthehen në Ukrainë, por ajo ende nuk është mërzitur plotësisht me qëndrimin e tyre në Itali pasi kanë shumë hapësirë për të luajtur dhe shumë lodra të reja.

“Besojmë se e ardhmja jonë do të jetë që të kthehemi në shtëpi dhe së bashku do të ngremë një jetë të re, do të përtërisim jetën ekonomike, do ta rindërtojmë vendin, e ardhmja jonë do të jetë paqësore si më parë”, thotë Katia.

Tania është e bindur se lufta do të përfundojë dhe ashtu si Katia, dëshiron të kthehet së shpejti në shtëpi. Ajo ka filluar sidoqoftë të mendojë për ta regjistruar vajzën e saj në shkollë në Itali, nëse konflikti vazhdon.

Aktualisht janë pothuajse 58 mijë ukrainas, përfshirë rreth 22 mijë të mitur, të cilët u larguan nga vendi i tyre dhe gjenden në Itali./ VOA



Ju sugjerojmë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Para
Burri e tradhtoi me kunatën dhe lindi fëmijë, Briseida: Djali donte ta vriste

Burri e tradhtoi me kunatën dhe lindi fëmijë, Briseida: Djali donte ta vriste

Video/ Briseida rrëfen tradhtinë: Burri rri në katin e dytë me kunatën

Video/ Briseida rrëfen tradhtinë: Burri rri në katin e dytë me kunatën

Ushtarët rusë arrestojnë dhe dhunojnë protestuesit ukrainas

Ushtarët rusë arrestojnë dhe dhunojnë protestuesit ukrainas
















TE FUNDIT

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com