Sport

Familjarët e mbrojtësit të PSG grabiten në Paris


               Publikuar në : 11:20 - 24/04/19 |
b.f

Familja e mbrojtësit të PSG, Thiago Silva ka rënë pre e një grabitjeje. Sipas asaj që raporton “AS” dhe “Goal.com”, djali dhe motra e mbrojtësit janë sulmuar nga dy persona gjatë kohës që po shkonin në një qendër stërvitore.

Një motor preu rrugën e makinës që ata po udhëtonin dhe dy personat u morën me dhunë një orë me vlerë të madhe monetare. Motra e Thiago Silvës dhe djali i tij kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa ka reaguar edhe bashkëshortja e brazilianit.

“Mbizotëron pasiguria. Ne kurrë nuk kemi refuzuar ndonjë fotografi apo autograf për tifozët, shpresojmë që t’i gjejë policia”, theksoi ajo.

Media spanjolle “AS” hedh dyshime se kjo ngjarje mund të ndikojë në të ardhmen e lojtarit, i cili mund të largohet nga Parisi./Opinion.al

Pas