Bota

Familja zbulon rastësisht 20 kg kokainë


               Publikuar në : 15:37 - 09/10/19 |
el ida

Një familje që zgjodhi të pushonte disa ditë në ishujt Frip, destinacion i famshëm turistik në Karolinën e Jugut, nuk e kishte menduar asnjëherë që do të zbulonin drogë të braktisur përgjatë bregut.

Edhe pse nuk pranuan të flisnin para kamerave, duke mos dashur të rrezikojnë sigurinë e tyre, familjarët i pranuan policisë se njëri prej tyre kishte pikasur një objekt të madh në rërë. Fillimisht ata kishin menduar se bëhej fjalë për një kafshë, po më pas zbuluan se aksidentalisht kishin gjetur jo pak, por rreth 20 kilogramë drogë.

Autoritetet deklaruan se droga u identifikua si kokainë dhe arrinte vlerën e 600 mijë dollarëve. Origjina e kokainës dhe mënyra se si përfundoi në ishujt Frip mbetet ende mister, por diçka është e sigurt, familja nuk do ti harrojë asnjëherë këto pushime./Opinion.al

Pas