Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja shqiptare lutet për kthimin e fëmijëve të tyre që mbahen nga ISIS

2019/02/26 at 3:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Familja shqiptare lutet për kthimin e fëmijëve të tyre që mbahen nga ISIS

Me shtetin islamik të reduktuar në një copëz të fundit të tokës siriane, familjet në Ballkan po iu luten autoriteteve për kthimin e sigurt të grave dhe fëmijëve të luftëtarëve të ISIS nga rajoni.


Xhetan Ndregjoni, 50 vjeç, thotë se nuk do ta harrojë kurrë 27 janarin e vitit 2014, ditën kur kunati i tij u largua nga Shqipëria me mbesën dhe nipin e Ndregjonit, asokohe nëntë e shtatë vjeç.

Familja besonte se Shkelzen Dumani po i merrte fëmijët e tij në Mal të Zi për një pushim të shkurtër. Por kur ai telefonoi tre ditë më vonë duke thënë se ata ishin me luftëtarët e Shtetit Islamik në Siri, për ta filloi një provë e vështirë që vazhdon prej katër vitesh.

“Unë mund të shkruaja një libër apo një skenar filmash për ballafaqimet me të cilat kemi hasur gjatë këtyre viteve,” tha për BIRN, Ndregjoni, administrator në një kompani ndërtimi në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

“Ne po jetojmë ferrin në tokë.”

Përplasja mund të jetë gati për të arritur kulmin, me kalifatin ISIS që dikur ishte i përhapur në pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ndërsa tani është reduktuar në një pjesë të vogël në provincën lindore Deir ez-Zor. Shumë gra dhe fëmijë janë evakuuar në kampe refugjatësh të drejtuar nga forcat kurde dhe aleancat anti-qeveritare në pritje të një qëndrimi final të përgjakshëm nga luftëtarët e ISIS. Ka shenja se mbesa dhe nipi i Ndregjonit mund të jetë në mesin e tyre, krahas fëmijëve të tjerë të luftëtarëve të ISIS nga Ballkani.

Së bashku me nënën e fëmijëve, motrën e Ndregjonit, Mide Dumani, që vuan nga depresioni i rëndë, Ndregjoni i tha BIRN-it se ai po i bënte thirrje autoriteteve në Shqipëri dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë në konflikt për t’i identifikuar ata në kampet e refugjatëve dhe t’i kthente në familjet e tyre.

“Ata kanë vuajtur kaq shumë dhe ne kemi pritur kaq shumë kohë,” tha ai. “Për pjesën tjetër të jetës time do të jem mirënjohës për këdo që e bën këtë, shqiptar apo i huaj”.

Një raport i publikuar në mars të vitit 2016 nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, AIIS, tha se numri i luftëtarëve nga Shqipëria që hynë në ISIS në Siri dhe Irak arriti kulmin në 2014, kur nga Shqipëria u larguan nga 90 deri në 150 persona, përfshirë 13 gra dhe 31 fëmijë. Është e paqartë se sa prej tyre janë gjallë dhe sa janë në kampet e refugjatëve. Ndregjoni tha se askush në familjen e tij nuk e besonte kurrë se burri i motrës së tij, Dumani, do të ishte i aftë për një akt të tillë. Ndërsa vetë Shkëlzen Dumani besohet të jetë vrarë në Siri në vitin 2014.

“Ai nuk ishte vetëm kunati im, ne gjithashtu punuam së bashku në kompaninë e kontraktimit për vite”, tha ai për BIRN.

“Ai ishte një nga njerëzit më paqësorë dhe të qetë që kam njohur ndonjëherë. Unë nuk mund të imagjinoj se si ai u kthye në një luftëtar të ISIS “.

Me origjinë nga Dibra e Shqipërisë, por që jetonte në Tiranë, Dumani ishte 39 vjeç kur u nis me dy fëmijët e tij dhe një shumë të madhe parash. Ai e kishte mashtruar gruan e tij në nënshkrimin e një formulari për miratimin e udhëtimit, duke i thënë se do t’i merrte ata “për disa ditë pushimi në Malin e Zi”, tha Ndregjoni. Ata hipën në një aeroplan në Stamboll dhe hynë në Siri nga Turqia. Ndregjoni tha se Dumani telefonoi tre ditë më vonë duke thënë se ai dhe fëmijët e tij ishin në “vendin e shenjtë” dhe se pjesa tjetër e familjes duhet t’i bashkohej atyre. Familja shkoi në polici.

Ndregjoni tha se familja besonte se Dumani ishte inkurajuar të bashkohej me ISIS nga dy anëtarë famëkeq të grupit – Almir Daci, një ish-imam nga lindja shqiptare dhe Lavdrim Muhaxheri, një shqiptar etnik nga Kosova. Të dëshpëruar për fatin e djalit dhe nipërve të saj, nëna e Dumanit u bashkua me ta në Siri në mars të vitit 2014, me shpresën për ta bindur të kthehej në Shqipëri.

“Ajo foli pak javë më vonë në Skype, duke thënë se kampet e ISIS ishin një vend i mirë dhe se edhe ne duhet t’u bashkohemi atyre”

Ndregjoni tha. “Ishte e qartë se ajo ishte nën detyrim dhe nën mbikëqyrje kur fliste me ne.” Ajo vazhdon të jetë në Siri.

Daja i fëmijëve tha se nuk kishte kaluar asnjë ditë pa qarë për fatin e mbesës dhe nipit të tij. “Ata kanë lëvizur shumë brenda Sirisë gjatë këtyre viteve, dhe vetëm në periudha të caktuara kemi patur biseda të rregullta në Skype,” tha ai. Në 2016 dhe 2017, tha ai, komunikimi u bë pothuajse e pamundur dhe ata nuk flisnin për 14 muaj.

Megjithatë, Ndregjoni nuk u dorëzua.

“Unë kam negociuar me terroristë dhe kontrabandistë nga e gjithë Lindja e Mesme për t’i kthyer ato dhe në të njëjtën kohë vazhdimisht kam bashkëpunuar me të gjitha agjencitë e mundshme të sigurisë “, tha ai për BIRN.

Në një moment ai udhëtoi për në Turqi me shpresën e dërgimit të lajmeve në Siri.

“Kam kaluar shumë netë në Turqi, ndërsa vëllai im shkoi edhe në Egjipt,” tha ai. “Shumë na kanë ndihmuar në këto udhëtime dhe përpjekje, disa na kanë mashtruar, por për fat të keq nuk kemi pasur sukses në marrjen e fëmijëve.”

Ndregjoni tha se ai dhe familja e tij kishin marrë zemër nga solidariteti i shqiptarëve të tjerë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke u përpjekur që t’i kthenin të dashurit e tyre në atdhe.

“Unë kam trokitur në dyert e tyre dhe i kam kërkuar atyre që të bashkohen me ne,” tha ai. “Ne krijuam këtë lloj aleance dhe e ndihmuam njëri-tjetrin me informacione dhe këshilla”.

Familja pohon se kanë kaluar shumë orë në internet duke u përpjekur për të kuptuar se ku po shkonte konflikti dhe lajmet e fundit për evakuimet kishin rindezur shpresën se ata do të ribashkoheshin.

“Unë kisha një ëndërr të gjallë dje të mbesës sime në një fustan të bukur duke u larguar,” tha ai. “Ndoshta kjo është një shenjë e mirë.”/E.M

Etiketa: femijeISISndregjoni


Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Video-Opinion/ Ja sa mjekë duan të largohen nga Shqipëria

Të fundit për shëndetësinë mes 35 shteteve evropiane

“Mungesë besimi”, Afrim Qëndro shkarkohet përfundimisht nga ARRSH

“Mungesë besimi”, Afrim Qëndro shkarkohet përfundimisht nga ARRSH

Këto janë shenjat më të pushtetshme të zodiakut

Këto janë shenjat më të pushtetshme të zodiakut
















TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com