Sot është një ditë e veçantë për Noizyn, familjen e madhe të tij OTR dhe gjithë fansat e tyre.
“Mbreti” i grupit sot ka ditëlindjen. 30 vjetorin e tij Noizy ka zgjedhur ta kalojë larg Shqipërisë.
Megjithatë anëtarët e “familjes”OTR janë kujdesur të mos e harrojnë këtë ditë dhe kanë shpërndarë urimet e tyre personale për reperin nëpërmjet Instagram.
Çiljeta i ka kushtuar një shkrim të gjatë ku ndër të tjera ajo i është drejtuar me fjalën “Kokëmadh”.
Nga ana tjetër Enca me më pak fjalë i thotë se ai është shpirti i saj binjak.
Shumë dashuri duhet të këtë marr Noizy sot… Lexoni më poshtë se çfarë kanë shkruar edhe çunat e grupit.