Te Fundit

Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 31/05/20 |
Opi Nion

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, që ka denoncuar abuzimin seksual të 65-vjeçarit Abaz Doku. Nga rreshtat e gazetares Hoxha, mësohet se gjithë komuniteti ka qenë në dijeni të skandalit, por kanë heshtur. Më e keqja. Të afërmit e abuzuesit qëndrojnë përpara shtëpisë së vajzës, duke detyruar prindërit të mbyllen në banesë.

Nga Anila Hoxha

Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares së abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithe lagjia ku emri katërgërmesh i femijes ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse. Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes. Shfytëzimi i gjimnazistes tregohej prej nje viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe te shkolles, mes banoresh e fqinjësh, ku disa e pershkruanin si “fëmija i perhedhur”. Ndërsa të tjerët e pershkruanin 65 vjecarin si monstra që u tregonte fotografitë dhe videot e të mitures duke u mburrur ” shikojeni këte”.

Por ky informacion nuk kishte mberritur në veshët e vulosur të policisë. Në veshët e askujt, as te agjenteve te krimeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si nje vajzë kalohej dore më dorë dhe si një i moshuar ndërkohë tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre duke patur parasysh se nje tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.
Edhe mësuesit e shkollës ne lagjen në periferi të Tiranës nuk dinin gje. As psikologet nuk dinin gjë, ndonese profili i rojës ishte aq i diskutueshem sa ai u përzu prej aty. As oficerët e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja i shkollës njihet ne lagje për profilin e tij te diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty së bashku me gruan dhe djalin.
Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohë të vrasin sytë, në hyrje të shtëpisë së saj në të dy krahët, në muret e shkolles, në muret e lagjes. Prej nje viti eshte shkruar emri i vajzës dhe në anglisht ‘mireserdhe në ferr’. Prindërit nuk ja dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh POR vetëm ata s’po dinin se përse emri i të mitures po vulosej si ‘A” e turpit te shoqerise sone.

Kete te dielë ja kushtova S. Nje banore më thotë duke tundur koken se fëmija doli duarsh per faj të prindërve qe nuk e kontrollonin. ‘E dinim të gjithë këtë gjë- thotë një tjetër. Videot e vajzes qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prinderit e mbyllen femijen ne shtepi dhe ajo nuk po dilte me”. Pasi ata denoncuan, dhe katër banore të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshentë dhe ish- roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtepi. Poshtë pallatit te tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e te akuzuarit si përdhunues. Skandal. Presion fare i hapur. Ndonese jane të afermit e ketij 65 -vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit te shkolles, policise, a kujdto tjeter qe paguhet dhe ka per detyre te mbroje e te ruaje femijet dhe nxenesit ne shkolla. Nje skandal i tille nuk kishte nevoje te zbulohej nga kallzimi i dy prinderve qe per shkaqe te ndryshme iu drejtuan policise , atehere kur emri i femijes se tyre, dhe video e femijes se tyre po postohej ngado. Nje skandal i tille ishte zbuluar prej nje viti nga banoret e lagjes ne periferi te Tiranes, kur shikonin femijen duke u ngjitur ne nje shtepi qe i perkiste dikujt qe jeton ne Greqi , kur e shikonin tu nenshtrohej edhe te rinjve te tjere aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetarët ta besojnë.

Skandal i paprecedentë që pavaresisht zërave ne lagje, asnje nga perfaqesuesit e shkolles nuk e referoi çështjen në polici. Skandal i paprecedentë që i afërmi i nje abuzuesi vazhdon të qëndroje poshtë shtepisë së dy prinderve qe tashmë jane të rrezikuar dhe kanë frikë të dalin, pasi kater te dyshuar ne lagje jane arrestuar per abuzim seksual.

Skandal qe disa ore pas shperthimit te kesaj bombe , veç versionit te policise nuk ka asnjë deklaratë nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologët e shkollës, ku eshte stafi pedagogjik i kësaj shkolle?
Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.
Ata janë të kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë.

Pas