U desh që një amerikane të bëhej pjesë e familjes mbretërore, që të merrnim vesh sekretet e tyre. I rradhës është që Kate Middleton ka një xhaxha i cili është dënuar për dhunë në familje, ka qenë martuar katër herë dhe ka një video duke përdorur kokainë. Dhe jo vetëm kaq: pavarësisht të shkuarës së tij, xhaxhai i Kate Gary Goldsmith, është më se i mirëpritur në pallatin mbretëror dhe mund të shkojë atje sa herë të dëshirojë.
Këtë sekret e ka nxjerrë vëllai i Meghan Markle, Thomas Markle Junior. Ai është ankuar se familja mbretërore i diskriminon të afërmit e Meghan, dhe i bën pyetjen e drejtpërdrejtë: “Pse nuk na trajtoni njësoj si Middletons?”
Përveç kësaj ai i bën thirrje Meghanit të pajtohet me babain e saj përpara se të jetë shumë vonë, pasi gjendja e tij shëndetsore po përkeqësohet çdo ditë e më shumë./Opinion.al