InstaBIZ

Familja e Liam tërësisht kundër një rikthimi të tij me Mileyn


               Publikuar në : 20:58 - 16/08/19 |
xhu lia

Pas ndarjes me këngëtaren Miley Cyrus, duket se familja e aktorit Liam Hemsworth nuk dëshiron që ata të kthehen më bashkë. Sipas mediave të huaja familjarët po i përgjërohen aktorit të ndërpresë të gjithë kontaktet me këngëtaren.

“The Sun” ka bërë të ditur se familja Hemsworth është thellësisht e shqetësuar që Liam, 29 vjeç, mund të pajtohet me Miley-n.

“Miley dhe Liam vazhdojnë të thonë fjalët “të ndarë”, jo “divorc”, gjë që e shqetëson familjen e tij se në të vërtetë se ata po e lënë derën e hapur për t’u rikthyer së bashku në të ardhmen. Martesa e tyre ka qenë toksike për një kohë të gjatë. Ata nuk janë për njëri-tjetrin”,-shkruhet në media./Opinion.al/

Pas