Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja e Katsifas letër kryeministrit grek për zbardhjen e ngjarjes

2019/11/08 at 3:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Familja e Katsifas letër kryeministrit grek për zbardhjen e ngjarjes

Prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Grek, Mitsotakis ku i kërkojnë që të ndikojë për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre.

Ata shprehen se  Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin por një njeri me zemër të mirë. Sipas tyre reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës për atë përjetojnë njerëzit e Epirit të Veriut, teksa shtojnë se vrasja me gjakftohtësi e Kostandinit, tregon se Shqipëria nuk respekton pakicën kombëtare greke dhe të drejtat e saj.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që prindërit e Kosntandino Kacifas i drejtohen kreut të qeverisë greke. Dhjetorin e kaluar, në një letër krenarie dhe dinjiteti, ata i bënë thirrje kryeministrit të atëhershëm Alexis Tsipras të ndërhynte “si për të sqaruar vrasjen e djalit të tyre, ashtu edhe për të ndaluar tiraninë e shqiptarëve etnikë kundër etnisë Greke” sic u shprehën ata por ish-kryeministri nuk u ktheu një përgjigje.

LETRA

Z. Kryeministër,
Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas siguroi që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940. Sot, një vit pas, Kostandini ynë, nuk është më këtu, siç e dini u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018. Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”.

Pse u ekzekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?

Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë pa na lënë ta shohim?
Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë?
Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan punimet për përkujtimoren e fëmijës sonë?
Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar.
Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.

Z. Kryeministër,

Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për lëshimin e menjëhershëm të përfundimit të vrasjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.
Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e armatosur për të marrë jetë, ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan. Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës në të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet nga njerëzit e Epirit të Veriut që nuk guxojnë të reagojnë sepse frika e mposhti atë. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.
Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.
Z. Kryeministër,
Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë. Me respekt Jani dhe Vasilia Katsifa”

Etiketa: katsifasngjarje

Ju sugjerojmë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF
Sport

FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

3 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Cilat janë pikat problematike territoriale?

3 Dhjetor, 2025 4:56 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Para
Basha: Dy fjalë për Sandër Lleshajn…

Lulzim Basha i pandehur për "falsifikim dokumentesh’

Balla e akuzoi për kallëzim te rremë, Gjykata pushon çështjen për Bashën

Balla i drejtohet Gjykatës: Rikthejeni për hetim çështjen e Bashës

“Më edukonin të bëja luftë”, Alvini flet për tmerrin e jetuar në Al-Hol

“Më edukonin të bëja luftë”, Alvini flet për tmerrin e jetuar në Al-Hol

TE FUNDIT

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
3 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Komentet...

Lexo më shumë

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
3 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan këtë të mërkurë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ku të...

Lexo më shumë

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
3 Dhjetor, 2025

Briken Calja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritësi kuqezi triumfoi në kategorinë e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com