Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait

2019/12/08 at 4:19 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait

Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk u realizohen dot. Fatbardha vjen nga një fshat i Peshkopisë dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ka shumë dëshira, por më e rëndësishmja të vazhdojë shkollën e lartë. Por familja e saj nuk e pranon diçka të tillë, madje shpeshherë kanë tentuar edhe ta fejojnë, por për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e saj, kjo gjë nuk është arritur.


Fatbardha ka ardhur në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, dhe ka thirrur djalin e xhaxhait, Shpëtimin, dhe ka një kërkesë për të. Ai e ka ndihmuar dhe mbështetur gjatë sëmundjes së babait të saj, por edhe pas vdekjes së tij, djali i xhaxhait ka qenë gjithmonë shpëtimi për Fatbardhën.

Fatbardha: Kam disa arsye tepër të forta dhe tepër thelbësore duke qenë se jam edhe vajzë e re. Siç dihet, mentaliteti në fshat është tejet i përhapur, madje mund të themi që në zonën time është jashtëzakonisht i përhapur.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Fatbardha: Kjo ndikon tek shumë goca, për shembull tek çështja e arsimit, një pjesë shumë e vogël e gocave e fillojnë shkollën e mesme, ndërsa e larta rrallë, nuk diskutohet që ta vazhdojnë. Ndërsa është edhe një çështje tjetër, fejesa, edhe kjo është arsyeja më e madhe që unë kam ardhur.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe?

Fatbardha: 14-15.

Ardit Gjebrea: Që në këtë moshë?

Fatbardha: Që janë fejuar, dashuria që s’diskutohet absolutisht, një pjesë shumë e pakët e gocave e përjetojnë dashurinë, ose kanë frikë ta tregojnë. Sepse aty çdo gjë mbizotëron me frikën domethënë, mendojnë që me anë të frikës mund të vendoset rregulli në familje. Kjo nuk vlen vetëm për vajzat e reja, por vlen edhe për gratë sepse i kam përjetuar vetë rastet e grave, të cilat kanë dashur të shkojnë diku, ose të bëjnë diçka edhe nuk i ka lënë bashkëshorti. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt, ekziston një pabarazi gjinore domethënë.

Ardit Gjebrea: Jeta jote si ka qenë?

Fatbardha: Familja ime përbëhet nga katër anëtarë. Mamaja, motra, unë që jam më e madhja dhe vëllai i vogël.

Ardit Gjebrea: Po babi?

Fatbardha: Babai ka ndërruar jetë, bën gati 5 vite në Qershor, nga një sëmundje e keqe tumor-malinje pankreas. Babai para se të sëmurej nga kjo sëmundje ka qenë edhe me depresion, me sëmundje mendore. Kjo gjë ka ndikuar edhe tek ne fëmijët, duke qenë se ai ushtronte dhunë. Edhe me të vërtetë. unë nuk e di çfarë është figura e mashkullit ose e babait për shembull, që të kem ndjerë ndonjëherë dashurinë e tij. Por në fund të fundit nuk i vë faj, se ai ka qenë me probleme mendore. Ndërkohë është bërë gati një vit që është endur spitaleve, qoftë në shtetëror, qoftë në privat dhe gjendja jonë ekonomike ka qenë dhe është jo e mirë. Edhe për këtë na ka ndihmuar mjaft çuni i xhaxhait, i cili është personi që do thërras sot, Shpëtimi. Ai ka mbuluar pothuajse gjithë shpenzimet financiare të babait. Por dua të vazhdoj tek çështja ime tani. Mua kanë tentuar shumë herë të më fejojnë, mbasi mbarova shkollën e mesme, domethënë kisha shpresë se do e vazhdoja dhe të lartën…

Ardit Gjebrea: Kush ka tentuar të të fejojë?

Fatbardha: Mamaja, të afërmit.

Ardit Gjebrea: Si ndodhin fejesat aty?

Fatbardha: Është diçka shumë e çuditshme për mua, që çuni është jashtë emigrant, ndërsa vijnë vjehrri dhe vjehrra për shembull, edhe merren vesh prindërit në radhë të parë, pastaj, në qoftë se do goca mirë, në qoftë se s’do prapë duhet të thotë patjetër po, kjo është më e keqe.

Ardit Gjebrea: Goca duhet të thotë gjithmonë po? Nuk pyetet fare?

Fatbardha: 99 përqind të rasteve kështu, nuk e di për mua është një krim të fejohen gocat pa kaluar të njëzetat, ose pa dashur vetë në radhë të parë..

Ardit Gjebrea: Ti sot ke thërritur?

Fatbardha: Sot kam thërritur çunin e xhaxhait, Shpëtimin.

Ardit Gjebrea: Që mesa duket është shpëtimi yt?

Fatbardha: Po me vërtetë ka qenë dhe është shpëtimi im. Pasi mbarova gjimnazin, që pretendoja të vija këtu të vazhdoja shkollën e lartë, i shkrojta edhe i kërkova të më ndihmonte, të rregullonte ndonjë bursë ose ndonjë gjë… Edhe ai kishte rregulluar një gjysmë burse, por aty filloi kundërshtimi i parë, mbyllja e parë për shkollën për shkak se kundërshtuan të afërmit e tjerë.

Ardit Gjebrea: Po ç’lidhje kanë ata? Ti me nënën tënde e vendos vetë jetën tënde?

Fatbardha: Kjo është diçka që duhet të jetë për të gjithë, por në fakt nuk është kështu, sidomos për në fshat. Sepse dihet që kur nuk është kryefamlijari duhet të jetë xhaxhai ose dikush tjetër që duhet të vendosi. Çdo mënyrë komunikimi ka qenë në formën e debatit, edhe prandaj e kam thërritur që të paktën të bindë mamanë që të vazhdoj një kurs..

Ardit Gjebrea: Një kurs ku?

Fatbardha: Një kurs për call center, anglisht.

Shpëtimi vjen në studio dhe kur shikon në anën tjetër të ekranit kushërirën e tij, habitet sepse nuk e priste që ajo t’i bënte këtë surprizë.

Shpëtimi: Historia e tyre është e trishtë, para 4 vjetësh kemi humbur xhaxhain dhe këta fëmijë janë rritur me babin e sëmurë, gati 17 vite. Është më e lehtë të akuzosh sesa të mbrosh. Humbja e xhaxhait ka qenë një s’provë e madhe, për të gjithë. Nëna e Bardhës ose nusja e xhaxhait tim është me të vërtetë një heroinë sepse ka bërë 17 vite përpjekje për t’i qëndruar, shërbyer xhaxhait, për t’i shërbyer fëmijëve. Sigurisht që ne kemi ofruar pjesën tonë, e kemi patur detyrë dhe nuk ka asgjë për të falenderuar këtu. Kemi bërë atë pjesë që kemi mundur dhe është dashur të bëhet. Sigurisht unë jam e njohur me historinë e tashme të Bardhës, për sa i përket shkollimit, kam qenë pro që në momentet e para. Tani historia ka qenë njëçik komplekse sepse vendimarrja nuk varej vetëm nga unë, pavarësisht se unë jam pro shkollimit sepse besoj se një shoqëri e mirëshkolluar është një shoqëri më e dobishme, shoqëri më e prosperuar. Dhe në këtë aspekt përveç detyrës, si e afërmja ime për ta ndihmuar Bardhën, aq më tepër që në momentin që ka vdekur xhaxhai im, i kam venë një detyrë vetes që do mundohem të zvendësoj xhaxhain, sigurisht bashkë me të tjerët, por duke qenë se kam patur mundësi ekonomike, ndoshta pak më tepër se të tjerët, për të qenë unë i pari proritar në këtë drejtim.

Ai tregon se moslejimi nga ana e familjes që Fatbardha të vazhdojë shkollën është sepse ata kanë frikë dhe merak për të, që ajo të jetë në një vend të panjohur.

Shpëtimi: Ata kanë arsyet e tyre. Ka një frikë se ardhja e Bardhës këtu, në një ambient të panjohur, me problematika. Duke pasur parasysh këto, xhaxhallarët e mi, por edhe nusja e xhaxhait kanë merak, se ajo është drita e syve duke qenë se është fëmija i parë.

Shpëtimi kërkon që Fatbardha të marrë angazhimin që nuk do zhgënjejë familjen, por edhe që do përpiqet maksimalisht që të ketë rezultate shumë të mira në shkollë. Nga ana tjetër, ai premton që do jetë gjithmonë në krah të saj dhe do kujdeset për të, madje do i sigurojë edhe një punë.

Shpëtimi: Zotimi që do kërkoja prej Bardhës është që ti drejtohet nënës së vetë së pari dhe të marrë angazhimin që jo vetëm nuk do t’i zhgënjejë, por do të përpiqet maksimalisht për të qenë shumë mirë në mësime. Do jetë studente shembullore dhe duke qenë e tillë, do gjejë edhe punë dhe unë prapë do loboj në këtë drejtim që ajo të gjejë një vend të mirë pune. Ndoshta, duke qenë se ajo ka pasion shkencat kompjuterike, unë kam një vend vakant aty tek puna. Unë do zotohem që do qëndroj maksimalisht në krahun tënd. /Burimi Tv Klan/

Etiketa: e diela shqiptare


Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
Para
Tërmeti/ Rama kërkon sërish bashkëpunim me Bashën

Tërmeti/ Rama kërkon sërish bashkëpunim me Bashën

SHBA, “dentisti” shqiptar dënohet me 22 vite burg për terrorizëm

SHBA, “dentisti” shqiptar dënohet me 22 vite burg për terrorizëm

Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

Ftesa e Ramës për Bashën, reagon PD: Nuk ka nevojë për një album me foto
















TE FUNDIT

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
21 Qershor, 2025

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Pogradec, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
21 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga...

Lexo më shumë

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
21 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin me dokumente te falsifikuara greke. Mësohet se...

Lexo më shumë

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
21 Qershor, 2025

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com