Pas shpalljes “non grata” nga SHBA për familjen Berisha, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Ka qenë Taulant Balla, ai i cili nëpëmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka përshëndetur vendimin e SHBA.
Reagimi i Taulant Ballës:
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS????? NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken