Kadri Pazari dhe Arben Caci, dy pronarë fiktivë që morën me letra të falsifikuara gjysmën e Spitalit të Traumës prej 25 mijë m2, u arrestuan nga policia, së bashku me ndërtuesin Dritan Llanaj.
Sipas hetimeve, Kadri Pazari e Arben Caci që morën tokën tek Spitali i Tarumës me letra false, ia kaluan ndërtuesit Dritan Llanaj, i cili është shprehur se e ka blerë atë tek pronarët pa pasur dijeni për falsifikimin.
Në këtë pronë që ndodhet në perimetrin e Spitalit, Dritan Llanaj kishte planifikuar një ndërtim për të cilin tashmë është vendosur pezullimi. Por edhe pse projekti është pezulluar, Llanaj kishte lidhur kontrata shit-blerje me qytetarët për ndërtimet që do bëheshin në zonën e 25 mijë m2 të falsifikuara tek ish Spitali Ushtarak./Opinion.al