Drejtoresha e shkollës së mesme Çërravë në Pogradec është pezulluar nga detyra pasi ka rezultuar se falsifikonte dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.
Mësohet se është pezulluar nga detyra shtetasja Valentina Meçe, 48 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle”, thuhet në njoftim./Opinion.al