Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falsifikimi i dokumenteve, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës

2021/10/17 at 8:16 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Falsifikimi i dokumenteve, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës

Është arrestuar nga autoritetet ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Toçi, cili dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ai akuzohet se është pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi.


Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrolleve në shtëpinë e Toçit, janë gjetur prova të shumta materiale dhe një shumë prej 60 mijë eurosh.

Për Toçin është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “Shpërdorimit të detyrës”.

“.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar kryesisht, procedimin penal nr.414/2021 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 248 e 190/2/3 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka administruar të dhëna se prej punonjësve të D.A.M.T. pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë viteve 2019-2021 janë kryer veprime të kundraligjshme, në drejtim të falsifikimit të dokumentave arkivorë të pronësisë, si A.M.T.Pronësi.A.M.T.Përdorim, Formularë nr.6 etj., për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë. Këto dokumenta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, mbi bazën e kërkesës së shtetasëve të interesuar, ose institucioneve, që kërkonin konfirmime, sipas parashikimeve të ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, u konfirmohej prej Kadastrës së Qarkut Vlorë, autenticiteti i tyre në rrugë zyrtare.

Në funksion të vërtetimit të rrethanave të faktit si dhe individualizimit të përgjegjësisë penale janë kryer në vijimësi, në mënyrë intensive, një numër i konsiderueshëm veprimesh hetimore, të atilla si kqyrje e librave të protokollit, administrim i praktikave dokumentare të marrjes së tokave në pronësi/përdorim, kqyrje e Rregjistrave Hipotekorë për Zonat Kadastrale Vlorë; sekuestrime të dokumentave pranë institucioneve përkatëse etj., prej të cilave, janë mbledhur prova e të dhëna të cilat mbështesin dyshimin e arsyeshëm për falsifikimin e një numri të konsiderueshëm, dokumentash pronësorë, në këtë periudhë kohore

Nga analiza e provave të deritanishme, u provua ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në prova se shtetasit B.GJ. në cilësinë e drejtorit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë; K.T. në cilësinë e drejtorit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë, si dhe K.M, në cilësinë e e specialistit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë, për periudhën kohore përkatëse, kanë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, të kryera në bashkëpunim, pasi për një numër të konsiderueshëm praktikash, ndonëse është konstatuar prej tyre se dokumentat pronësorë të shtetasëve, kishin ndërhyrje të karakterit falsifikues në formë dhe përmbajtje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë shtetasëve ose institucioneve kërkuese. Po kështu u provua ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në prova se shtetasi S.D. banor i fshatit Dhërmi, Bashkia Himarë është autor i kryerjes të veprës penale të “Falsifikimit të formularëve” kryer në bashkëpunim, e më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 190/2 i K.P.;

Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë janë urdhëruar ndalimet e shtetasëve B.GJ.; K.M. dhe S.D. ndalime të cilat janë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore në dt.14.10.2021. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit B.GJ. rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, praktika të D.A.M.T Këshilli i Qarkut Vlorë, Zyrës së D.A.M.T. Sarandë, si dhe 33 fashikuj gjyqësor origjinalë, që i përkasin fondit arkivor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Prej Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, me vendim të dt.17.10.2021 është vendosur:

  1. Vleftësim i ligjshëm i ndalimit për personin nën hetim B.GJ.
  1. Caktimin e masës të sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim B.Gj. banues në Vlorë. i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.P.
  1. Vleftësim i ligjshëm i ndalimit për personin nën hetim K.M. banues në Vlorë.
  1. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim K.M. banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.
  1. Vleftësim i ligjshëm i ndalimit për personin nën hetim S.D banues në Himarë.
  1. Caktimin e masës të sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim S.D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave stampave apo formularëve” kryer në bashkëpunim,të parashikuar nga nenet 190/2 të K.Penal.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal me vendimin nr.397 dt.16.10.2021. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndër të tjera është vendosur:

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

 



Ju sugjerojmë

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Para
Mbyllet me vonesë votimi në Maqedoninë e Veriut

Mbyllet me vonesë votimi në Maqedoninë e Veriut

Protesta në Itali, qytetarët kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit

Protesta në Itali, qytetarët kundër certifikatës së detyrueshme të vaksinimit

Varianti Delta e ka humbur fuqinë

Varianti Delta e ka humbur fuqinë
















TE FUNDIT

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
1 Janar, 2026

Një burrë nga Virxhinia është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për dërgimin e një mesazhi kërcënues ndaj Richard Grenell,...

Lexo më shumë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
1 Janar, 2026

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor...

Lexo më shumë

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
1 Janar, 2026

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, kryepolici Ilir Proda, inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore. Ai theksoi rëndësinë e reagimit në...

Lexo më shumë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com