Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falimentimi i ARMO-s/Qytetari e mbërthen me argumente, Rama: As në Itali s’po i japin dum rafinerisë së naftës

2018/01/18 at 11:35 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë së Lezhës i kërkon publikisht Ramës: Zhblloko lejet e ndërtimit

Falimentimi i rafinerisë së naftës në Ballsh ka lënë në rrugë mbi 1200 punëtorë dhe një barrë fiskale për shtetin shqiptar. Pas njoftimit të ministrit Ahmetaj se naftëtarët tashmë kanë dalë në asistencë, shumë qytetarë i kanë kërkuar llogari Kryeministrit Edi Rama për kolapsin e ARMO-s. Kryeministri nuk ka hezituar të përfshihet në debat me një qytetar që e akuzon si njeri pa emër dhe pa mbiemër, por ky i fundit jo vetëm i tregon emrin por e vendos përpara Kryeministrin me argumente. Dhe në fund si për tu justifikuar Rama e çon bisedën shumë larg deri në Itali, duke treguar se “as në Itali nuk po i japin dum rafinerisë e jo më në Shqipëri”.


Ndiqni replikat më poshtë, bërë në facebook-un e Kryeministrit

Algert Myrto: A mund te japesh nje shpjegim (jo vetem mua por te gjithe shqiptareve) per faktin qe: Si ka mundesi qe investitoret e ARMO-s ikin e lene 60 milion euro taksa, tatime, rroga pa paguar? Ku eshte kontrolli i shtetit? Per cfare jeni votuar ju bashke me gjith tepsi e kazan? E di qe do e fshish kete koment….se s’ke pergjigje dhe te intereson reklama.

Edi Rama : Nuk kam pse e fshij dhe mesoje ti pa emer e pa mbiemer qe ketu fshihen nga Roja i Etikes se faqes vetem komentet me permbajtje vulgare! Kjo shifra 60 milione eshte pjelle e fantazise dhe nuk ekziston, ndersa problematika e ARMO-s, eshte shpjeguar me shume se sa nje here. Punetoret nuk jane paguar kur rafineria nuk ka punuar dhe ne kemi bere çmos qe ajo te jete ne pune e punetoret te paguhen, duke nxitur investitore qe te marrin persiper riperteritjen e saj.

Por nevoja per investime aty eshte shume e larte dhe deri me sot kush eshte perfshire ka konstatuar se behet fjale per volume te pamundura financimi e eshte terhequr. Ama mos harroni qe behet fjale per nje ndermarrje te privatizuar me kohe e me vakt, ne pronesi te bankave, ku shteti s’ka rol vendimmarres e ku kemi ngurruar vijimesisht te veprojme drastikisht per te mos lene punetoret pa pune.

Sidoqofte ka hyre ne fuqi tanime skema e pageses se papunesise deri kur te mund te rihapet drita jeshile per venien ne pune te rafinerise. Edhe dicka: Eshte shume bajate dhe tejet e trashe kjo teoria reklama reklama, mos e perdor kur perdor emrin tend te pakten.

Algert Myrto: S’kam pse fshihem. Jam Algert Myrto. Meqe e gjithe Shqiperia eshte e privatizuar me kohe e me vakt ne pjesen me te madhe te sektoreve…besoj keto jane problemet kryesore te nje shteti dhe qe jo vetem duhen zgjidhur por nuk duhen perseritur me tej. Ne menyre qe te quhet nje shtet i fort dhe te fitoj besimin e popullit. Dhe nese 60 milion euro eshte pjell e fantazise se cdo kanali televiziv ke duhet te besojme?

Nese kjo ishte dicka e privatizuar me vakt e me kohe….ju duhej 1vit qe ta kuptonit se nuk po respektoheshin te drejtat e punetorve, kur fare mire mund ti gjobisnit dhe skishte pse vinte puna deri ketu?Un besoj tek individi dhe s’jam tifoz partiak si pjesa me e madhe e shqiptarve…

Edi Rama: Algert Myrto beso kanalet televizive po deshe, une di te them qe 60 milionet jane fantazi! Pjesa tjeter pastaj eshte sic te thashe dhe e di qe detyren e kam une jo ti, por edhe ti besoj e di qe te flasesh e te zgjidhesh nyje te tilla me llafe eshte kollaj, po shko pyet njehere ne Itali pse kane kaq vite qe s’i japin dot tamam dum nje rafinerie gjigande te quajtur Ilva(?)… Nejse, po punojme per ta zgjidhur.

Algert Myrto: Uroj te zgjidhet. Ashtu si shume probleme te tjera. “Ilva” ka shume firma nen nje kontrate ndaj s’po zgjidhet as sot. Naten!

/Opinion.al

 

 

Etiketa: komentuesnafterafinerirama


Ju sugjerojmë

INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore
Aktualitet

INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

8 Gusht, 2025 8:44 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025 8:32 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025 8:27 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Zjarret në Finiq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po shkon drejt normalizimit
Aktualitet

Zjarret në Finiq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po shkon drejt normalizimit

7 Gusht, 2025 5:55 pm
Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
Aktualitet

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan

7 Gusht, 2025 5:48 pm
Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
Kryesore

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

7 Gusht, 2025 5:30 pm
Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban
Aktualitet

Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

7 Gusht, 2025 4:42 pm
Para
Kujdes! Mos e përdorni këtë fjalë në zyrë

10 këshilla si të arrini të vini nën kontroll ditët me stres

Shpërthen Basha: Rama po bën ligj të mbrojë peshqit e mëdhenj siç bëri me Tahirin

Parajsat fiskale/ Oxfam: Shqipëria në listën e zezë të BE-së

Ndiqni këto 4 rregulla të arta dhe nuk do të vuani asnjëherë për para
















TE FUNDIT

INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore
8 Gusht, 2025

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas...

Lexo më shumë

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës
8 Gusht, 2025

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin”...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 8 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
8 Gusht, 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
8 Gusht, 2025

Dashi Një ditë dinamike për çështjet profesionale. Angazhimi juaj mund të sjellë rezultate konkrete, por shmangni reagimet impulsive. Në marrëdhënie,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com