Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan një ditë pas vizitës ka publikuar disa foto nga Shqipëria.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Erdogan ka postuar një galeri fotosh nga takimet që pati dje në vendin tonë.
Ai ka ndarë foto nga Laçi, nga momentet e inagurimit të xhamisë Et’hem beut dhe pritja që i bënë qytetarët shqiptarë në Tiranë.
“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve”,-shkruan Erdogan në postimin e tij në “Instagram”.
Kujtojmë se presidenti Turk ishte në një vizitë disa orëshe në vendin tonë, ku bërëi dorëzimin e çelësave të banesave të rindëruara në Laç. Mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, mbajti fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe inauguroi xhaminë e Et’hem Beut./Opinion.al
View this post on Instagram