Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faleminderit Kampion!

2017/03/06 at 4:03 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Faleminderit Kampion!

Nga Dritan LACI


Izmir Smajlaj ka thyer çdo pritshmëri të atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur vetëm pak ditë më parë Kampion Europe në Atletikë në disiplinën e kërcimit së gjati. Një sukses i papritur për atletikën shqiptare nga një emër i panjohur për opinionin publik por që na tregoi se vullneti bën mrekulli edhe në kushtet e mungesës së plotë të kushteve më minimale për të ushtruar një sport që dikur prodhonte me shumicë kampion. Përtej falenderimit që meriton ti përcjellim kampionëve të heshtur të atletikës si Izmir Smajlaj apo edhe nënkampiones së Europës Luiza Gega, është me vend të ndalemi te trajtimi që ne si shtet u bëjmë këtyre sportistëve elitarë. Dhe është koha për ti bërë edhe një pyetje vetes. Edhe sa kohë do të vetëmburremi thjesht me simbolikën e shqiponjës me dy duar në mes të Beogradit, kur ne këta sportistë i harrojmë në mjerim? Unë uroj që Izmiri të jetë një shembull reflektimi. Uroj po kështu që Izmiri të mos mërzitet me ne shqiptarët dhe një ditë të kërkojë ekzil sportiv në vendet fqinje që I trajtojnë ku e ku më mirë sportistët elitarë. Për fat të keq shembujt në Shqipëri të hemoragjisë së sportistëve cilësorë janë nga më të dhimbshmit. Pirro Dhima, atë që ne shqiptarët sot e cilësojmë tradhëtar, ishte kampion absolut në Shqipëri dhe u shpall kampion olimpik në Greqi. Luan Shabani po ashtu. Mirela Manjani, një atlete e mirënjohur shqiptare, po ashtu u shpall kampione olimpike me Greqinë. Po ashtu Elis Guri la Shqipërinë për Bullgarinë dhe u shpall kampion bote në mundje klasike. Sahit Prizreni ishte një tjetër mundës që la Shqipërinë për Australinë për ta shpallur këtë të fundit Kampione të Oqeanisë dhe Afrikës. Sa shumë emra kampionësh për një vend të vogël si Shqipëria. Një vend i vogël që prodhon emra të mëdhenj në fushën e sportit, por që sillet me ta si të ishin si pjella të njerkës. Është e trishtueshme të dëgjosh sot historitë e sportistëve shqiptarë. Të nëpërkëmbur, pa trajtim, pa siguracione për jetën, në një vend që vetem per ta cuditerisht nuk ka para edhe pse ka nje ligj sporti qe nuk vihet ne zbatim.

Mjafton te kujtoj qe Luiza Gega nënkampione e Evropës sot nuk ka ende një shtëpi të sajën. Jo vetëm kaq por nuk ka marrë akoma shpëblimin për medaljen e fituar në Kampionatin e fundit Evropian. Luiza udhëton deri në Kenian e largët për tu stërvitur. Dhe e dini pse? Sepse Shqipëria nuk ka një pistë atletike për garat e gjata. Sepse në rendjen drejt shkatërrimit të gjithçkaje kemi fshirë çdo aset të atletikës së dikurshme. Dikur Shqipëria kishte kampionë të padiskutueshëm në hedhjen e çekiçit. Kujtoj të madhi Ajet Toska. Sot nuk kanë ku të stërviten. Kishte pista atletike në pothuaj çdo stadium. Sot pothuaj zero. Kishte kampion në hedhjen së larti. Sot as u dihet emri. I mësojmë emrat e tyre vetëm kur na mbijnë me medalje në gjoks nga hiçi dhe themi me vete po ky nga na mbiu. Kam pasur rastin të vizitoj Shtërmenin, një fshat I largët përtej Çërrikut dhe jam impresionuar nga vullneti i pazakontë që gjeta në palestrën e peshëngritjes së këtij fshati. Palestra e cila prodhon medalje ndërkombëtare në peshëngritje me djem fshati që udhëtonin me çtë mundeshin nga fshatra të largët për të qenë korrekt në orarin e stërvitjes. Me një mjeshtër si Leonidha Toska dhe një kampion si Briken Calja që më pak mjete kanë thyer çdo pritshmëri, kur kampionët e vendeve fqinjeve, pa shkuar më tej, kanë trajtime luksoze, gati të pamendueshme për këta djem. Nuk e harroj rrëfimin e mundësit Sahit Prizrenit, që la Shqipërinë për Australinë, kur flet për mënyrën e trajtimit skandaloz që i është bërë në Shqipëri nga Komiteti Olimpik. Ndoshta shumë pak prej jush e dinë që në momentin që Izmir Smajlaj u shpall Kampion Evrope në Atletikë mu në mes të Beogradit asnjë media vizive shqiptare nuk e transmetoi direkt këtë moment historik për Shqipërinë? A e dini që kur u shpall Kampion Ballkani askush nuk doli ta presë Izmirin në Aeroportin e Rinasit? Faleminderit Kampion! Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për Shqipërinë. Sa kohë do krenohemi me Izmirin që na bëri krenar se bëri shqiponjën me dy duar në mes të Beogradit dhe do të harrojmë Izmirin e vërtetë sportistin që na bëri krenar duke shpallur Shqipërinë kampione Evrope, aq kohë ne do harrojmë vlerat e vërteta të këtyre sportistëve dhe faktin se përtej simbolikave heraldike, ata kanë nevojë fillimisht të trajtohen si kampionë dhe jo si mjeranë që na duhen për tredhje nacionaliste sa herë na bie adrenalina kombëtare.



Ju sugjerojmë

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje
Aktualitet

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje

13 Gusht, 2025 7:49 pm
Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast
Aktualitet

Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast

13 Gusht, 2025 7:27 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump paralajmëron Putin:Nëse nuk e ndalon luftën të premten,do ketë pasoja të rënda

13 Gusht, 2025 7:11 pm
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

13 Gusht, 2025 6:56 pm
Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe
Bota

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

13 Gusht, 2025 6:30 pm
Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë
Bota

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

13 Gusht, 2025 6:12 pm
Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura
Aktualitet

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

13 Gusht, 2025 5:58 pm
Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit
Bota

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

13 Gusht, 2025 5:26 pm
Para
Femrat më të bukura, në opozitë apo qeveri?

Kodheli: Ish-komandot me probleme mendore në gjithë NATO-n

Gjobvënësi i Shkodrës duhej të ishte në burg, ja gjyqtarët që e liruan

Gjobvënësi i Shkodrës duhej të ishte në burg, ja gjyqtarët që e liruan

Video/ Pasi fitoi medaljen e artë i ndalohet festimi, shikoni çfarë bën atletja

Video/ Pasi fitoi medaljen e artë i ndalohet festimi, shikoni çfarë bën atletja
















TE FUNDIT

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
13 Gusht, 2025

Shqipëria vijon betejën me zjarret, të cilat prej 24 orësh janë kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për banesat,...

Lexo më shumë

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
13 Gusht, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk...

Lexo më shumë

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje
13 Gusht, 2025

Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, ku zjarret kanë rrezikuar shtëpitë dhe sigurinë e banorëve. Si pasojë, familja e...

Lexo më shumë

Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast

Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast
13 Gusht, 2025

Për të tretin vit radhazi, në shëtitoren buzë detit në Green Coast u rikthye një nga aktivitetet më të dashura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com