Kemi hyrë në javën e tretë të bojkotit të mësimit në universitete. Studentët pritet të mblidhen sërish sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar para selisë së qeverisë. Edhe pse në fundjavë protesta u zbeh disi edhe për shkak të lodhjes dhe motit të ftohtë, sot studentët kanë premtuar se do të kthehen fuqishëm për të protestuar.
Fotot nga fakulteti i Drejtësisë dhe fakulteti i Ekonomisë në UT, tregojnë qartë se asnjë student nuk është paraqitur për mësim. Si simbolikë, tek Ekonomiku i është vënë dryni derës kryesore, ndërsa tek Juridiku, është vendos një shirit sigurie.