Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakte të tjera shokuese nga familja amerikane, 13 fëmijët lidheshin me zinxhirë dhe pa ushqim

2018/01/19 at 6:23 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Fakte të tjera shokuese nga familja amerikane, 13 fëmijët lidheshin me zinxhirë dhe pa ushqim

Me zinxhirë në shtretërit e tyre për javë të tëra. Dush një herë në vit. Të rrahur dhe të uritur.


Zyrtarët thonë se jeta për 13 fëmijët e familjes Turpin ishte një nga tmerret dhe abuzimet ekstreme.

Avokati i qarkut në Riverside, Mike Hestrin zbuloi se kushtet që detyruan një vajzë 17-vjeçare të ikte më parë këtë javë përmes dritares së shtëpisë së tyre në Perris të Kalifornisë duke kërkuar ndihmë për veten dhe 12 vëllezërit dhe motrat e saj, ishte organizuar përreth dy vite.

Fëmijët janë nga mosha 2 vjeçare deri në moshën 29 vjeçare.

David dhe Louise Turpin akuzohen nga prokurorët për 12 akuza për torturë, 7 akuza për shkelje ndaj fëmijëve, 6 akuza për abuzim dhe neglizhencë dhe 12 akuza për burgim të rremë.

Hestrin pikturoi një pamje të zymtë brenda shtëpisë së familjes e përshkruar si “errësirë dhe e ndyrë”. Këto janë kushtet që autoritetet thonë se kanë duruar.

Ndëshkuar me zinxhirë dhe dry 

Sipas zyrtarëve, abuzimi i dyshuar duket se është intensifikuar me kalimin e kohës, duke filluar që kur Turpinët jetonin pranë Fort Worth, Texas.

“Fëmijët e Grapin shpesh u lidhën për “javë apo edhe muaj me radhë“, tha Hestrin.

Viktimat u thanë hetuesve se praktika filloi si dënim shumë vite më parë, tha Hestrin. Fillimisht, fëmijët u lidhën me litarë, por kur një viktimë, e cila shpëtoi dhe u arratis, Turpins ju kthye metodës me zinxhirë dhe dryna, tha Hestrin.

Për Turpins, ajo ishte “një formë e dënimit”, tha Hestrin në konferencën e shtypit. Fëmijët u lanë shpesh të shtangur në shtretërit e tyre për “javë ose madje muaj pa ndërprerje”, tha ai.

“Dëshmitë e rëndësishme në shtëpi sugjerojnë se viktimat shpesh nuk u liruan nga zinxhirët e tyre për të shkuar në banjë“, shtoi Hestrin.

Policia thotë se disa prej viktimave ishin ende të lidhur me zinxhirë në shtretër kur policia mbërriti në vendbanimin e tyre të dielën, edhe pse prindërit u përpoqën t’i lëshonin ato.

Hetuesit pohojnë se fëmijëve u është mohuar kujdesi shëndetësor dhe dushi, atë që shumica e njerëzve i konsiderojnë si të drejta themelore të njeriut.

Viktimat u lejuan të bënin dush një herë në vit, sipas avokatit të qarkut. Atyre u lejohej të lanin duart, por nëse laheshin sipër kyçeve, ata akuzoheshin se po luanin me ujë.

Dhe nëse e kryenin këtë, ata dënoheshin duke u lidhur me zinxhirë në shtratin e tyre.

Gruaja, ushqeu fëmijët e tyre “shumë pak në orar.” Prindërit kanë blerë ushqim për vete, por fëmijëve të tyre nuk u kanë dhënë.

Megjithëse fëmijët i shihnin produktet që blinin prindërit, ata nuk i hanin dot.

Sipas avokatit të qarkut, vetëm më i riu, një 2 vjeçar, është ushqyer.

Por vëllezërit e motrat e tij, për shkak të abuzimit dhe neglizhimit, janë keq ushqyer shumë dhe kanë pasoja kognitive.

Asnjëri prej fëmijëve nuk ka parë një mjek për më shumë se 4 vite dhe asnjëri nuk kishte parë kurrë një dentist.

Me sa duket, natën, familja nuk do të flinte deri në orën 4 ose 5 të mëngjesit, tha Hestrin dhe më pas, ata do të flinin gjatë gjithë ditës

Kur u pyetën nëse kjo ishte një përpjekje e çiftit për të fshehur veprimet e tyre, Hestrin tha: “Ju e dini, krimet si këto ndodhin prapa dyerve të mbyllura, në dhomat e errëta, dhe natyrisht njerëzit që kryejnë këto lloj krimesh duhet t’i fshehin krimet e tyre , dhe unë mendoj se kjo ishte strategjia”.

Si rezultat i izolimit të tyre, Hestrin tha “fëmijët nuk kanë njohuri themelore të jetës”.

Kur policia erdhi për t’i shpëtuar ata, tha ai, shumë nga viktimat as nuk e dinin se çfarë ishte një oficer policie./OraNews/

 

Etiketa: fakte shokuesefamilja amerikanefemijet


Ju sugjerojmë

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
Para
Më në fund, WhatsApp sjell risinë që do të na pëlqejë të gjithëve!

WhatsApp nuk ndalet me risitë, ja çfarë ka bërë së fundmi

Festat me mot të mirë, dëborë e shi në 1 janar 2018

Bëhuni gati për të ftohtin e vërtetë, temperaturat do të kapin vlera ekstreme

Video/ LSI kërcënon Ramën: Do e kesh fundin si Esat Pashë Toptani

Kryemadhi: Atë që nuk ua bënë dot otomanët për 500 vjet shqiptarëve, po ua bën Rama
















TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com