Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faksimile/ Babai i Marios vrau “komisarin” e Nehat Kullës

2018/04/17 at 8:01 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai që mori në qafë të birin: Avni Majollari nuk do shkojë në varrimin e Marios

Historia e vrasjes së dyfishtë në Nëntor të vitit 2000 nga babai i Mario Majollarit është trajtuar nga shtypi i shkruar i asaj periudhe. Tvklan.al ka arritur të sigurojë shkrimet e disa të përditshmeve të cilat kanë shkruar për historinë 3 ditë pas vrasjes së Ilir Gjuzit dhe Armando Nelajt nga ana e Avni Majollarit.


Në një shkrim të datës 21 Nëntor të viti 2000, gazetarja e kronikës së gazetës “Shekulli” Aleksandra Bogdani, shkruante se Ilir Gjuzi i cilësuar si “komisari” i Nehat Kullës ishte vrarë për trafikun e makinave. Ndërsa një ditë më vonë në një tjetër shkrim deklarohej se automjeti me të cilin kishte udhëtuar Avni Majollari ishte gjetur i braktisur pranë liqenit të Tapizës.

Në të dy shkrimet e asaj periudhe bëhej me dije se shkak i konfliktit të kishte qenë prishja e pazareve për trafikun e makinave, ndërsa një tjetër version ka mbajtur Gjykata e Tiranës e cila në vendimin e dënimit për Majollarin nuk ka specifikuar konkretisht konfliktin me Ilir Gjuzin. Ndërsa për Armando Nelajn është shprehur se shkak ishin bërë  acarimet, për shkak të ndarjes së autorit me kushërirën e viktimës.

Në shkrimin e datës 21 Nëntor 2000 të gazetës “Shekulli”, hidhen dritëhijet e para të krimit që tronditi kryeqytetin. Sipas gazetës, i pari është vrarë “komisari” i Nehatit, Ilir Gjuzi, ndërsa 3 orë më vonë u ekzekutua Armando Nela.

“Dy të rinj, njëri prej të cilëve “komisari” i Nehat Kullës, vriten brenda 2 orëve në periferi të Tiranës. Ngjarja që ndodhi të dielën në mbrëmje pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, i shkaktoi vdekjen Ilir Gjuzit dhe mikut të tij Armando Nela. Proganist ka qenë një killer i vetëm. Burime pranë komisariatit Nr.4 thonë se “molla e sherrit” që shkaktoi dy viktimat ka qenë trafiku i makinave. Armando Nela nuk është marrë vesh në pazar me ortakun e i tij, emri i të cilit nuk është bërë ditur. Kaq u desh që midis dy bashkëpunëtorëve në biznesin e majmë të makinave të fillonte grindja. Gjatë sherrit, së bashku me Nelën ndodhej dhe Gjuzi që njihej si miku i ngushtë i Nehat Kullës. Rreth orës 16:30 në vendin e quajtur Varri i Bamit, Nela po grindej me personin që po atë natë do të bëhej vrasësi i tij. Ndërsa shoku i tij Ilir Gjuzi ndërhyn për të shuar sherrin. Por si shpërblim ai ka marrë dy plumba në trup, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas burimeve nga policia, Armando Nela i tmerruar nga vrasja e shokut është mundur t’i shpëtojë vdekjes. Ai është larguar me vrap drejt Linzës, por killeri e ka ndjekur me pistoletë. Nela është fshehur për 3 orë, por është diktuar nga personi i armatosur. Në orën 21:00 të së dielës, Nela është gjetur i vrarë pranë IKV. Ekzektuimet e dy shokëve kanë tronditur policinë. Ilir Gjuzi, sipas policisë, nuk kishte lidhje direkte me autorin e vrasjes, por është person i njohur në lagjen tij. Gjatë vitit 1997 miku i tij Nehat Kulla e kishte shpallur “komisar” të grupit që ai udhëhiqte, ndërsa 3 vjet më vonë trafiku i makinave i shkaktoi vdekjen “komisarit” të Nehatit dhe shokut të tij Armando Nela”.

Ndërkohë, në një shkrim të datës 22 Nëntor të po së njëjtës gazetë, bëhet me dije se është gjetur e braktisur në Tapizë makina e autorit të dyshuar Avni Majollari, ndërsa ky i fundit ishte në arrati.

“Gjendet në Tapizë makina e autorit të vrasjes së ndodhur të dielën në Institutin e Kërkimeve Veterinare. Dje, paradite, forcat e policisë kanë gjetur pranë liqenit të këtij fshati një makinë të braktisur. Automjeti i tipit “Benz”, dyshohet nga policia se është braktisur nga Avni Majallari, vrasësi i dy të rinjve Nela e Gjuzi. Burime pranë Komisariatit Nr.4 të Policisë bëjnë të ditur se i akuzuari Majellari mund të jetë larguar nga kryeqyteti për t’iu fshehur policisë. Edhe pse uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij prej tre ditësh, vrasësi i dy shokëve ende nuk është gjetur. Gjetja e makinës së tij në afërsi të liqenit të Tapizës, i ka bërë forcat e policisë të dyshojnë se Avni Majollari mund të jetë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Vrasja e bujshme, ku brenda tri orësh gjetën vdekjen Armando Nela si dhe “komisari”, ka pasur zanafillën tek trafikimi i makinave. Autori i dy vrasjeve, Majollari dhe Nela, njëri prej viktimave, kanë bërë sherr për prishje “pazaresh”. Ilir Gjuzi, i cili shoqëronte Armando Nelën, ka ndërhyrë mes tyre dhe më pas është qëlluar nga Majollari. “Pa u tharë ende gjaku”, Majollari ka vrarë Armando Nelën dhe më pas është larguar, duke iu fshehur policisë. Vrasësi është zhdukur pa lënë gjurmë për dy ditë me radhë, derisa dje makina e tij është gjetur e braktisur në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, pranë liqenit të Tapizës. Tapiza kështu është kthyer në vendin ku kriminelët “lajnë” duart nga automjetet e tyre. Pak muaj më parë, afërsisht në të njëjtin vend është gjetur e djegur makina me të cilën udhëtonin autorët e një tjetër vrasjeje të bujshme në kryeqytet, të Sulë Demës”.

18 vite më vonë pas vrasjes së dyfishtë, në shenjë hakmarrje u ekzekutua mbrëmjen e 10 Prillit djali i Avni Majollarit, 28-vjeçari Mario, i cili kishte kërkuar azil në Suedi pikërisht nga frika e krimeve të të atit. Zyrtarisht policia deklaroi se autori i dyshuar i vrasjes është Petrit Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit, i cili është shpallur në kërkim. /V. Gjini/ tvklan.al

 

Etiketa: babai i marjosnehat kullavrau komisarin


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë

27 Maj, 2025 5:31 pm
Fazë e re partneriteti mes Policisë Shqiptare e asaj Gjermane,nis projekti SCOPE III
Aktualitet

Fazë e re partneriteti mes Policisë Shqiptare e asaj Gjermane,nis projekti SCOPE III

27 Maj, 2025 4:14 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

27 Maj, 2025 4:10 pm
“Titullohet ‘Me Fat’”,Kryemadhi jep detaje nga filmi ku merr pjesë pasi del nga SPAK
Aktualitet

“Titullohet ‘Me Fat’”,Kryemadhi jep detaje nga filmi ku merr pjesë pasi del nga SPAK

27 Maj, 2025 3:01 pm
Iu komunikuan akuzat zyrtarisht nga SPAK! Kryemadhi ironi me organin e akuzës
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat zyrtarisht nga SPAK! Kryemadhi ironi me organin e akuzës

27 Maj, 2025 2:56 pm
Hasani me homologun izraelit: Shqipëria e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi
Aktualitet

Hasani me homologun izraelit: Shqipëria e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi

27 Maj, 2025 2:54 pm
Shtyhet pretenca për çështjen “Gërdeci”. Zbulohet arsyeja
Aktualitet

GJKKO e akuzon se pastroi paratë e grupit të Çopjave, arrestohet në Dubai 36-vjeçari

27 Maj, 2025 2:36 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…

27 Maj, 2025 1:49 pm
SPAK përfundoi hetimet për Metën dhe Kryemadhin, reagon nga qelia Presidenti i PL
Aktualitet

SPAK përfundoi hetimet për Metën dhe Kryemadhin, reagon nga qelia Presidenti i PL

27 Maj, 2025 1:34 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Plagosja në Vorë/ 40-vjeçari inskenoi atentat ndaj vetes

27 Maj, 2025 1:26 pm
Para
11 protestuesit në burg/ Këshilltarët e Kukësit njoftojnë tubim mbarë popullor

11 protestuesit në burg/ Këshilltarët e Kukësit njoftojnë tubim mbarë popullor

Propozimi për negociatat, gazetari i ‘TCH’ provokon Ramën: Po e mendoni bashkëqeverisjen me opozitën?

Propozimi për negociatat, gazetari i ‘TCH’ provokon Ramën: Po e mendoni bashkëqeverisjen me opozitën?

Turqia e pasigurt, kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muajt në vazhdim

Turqia e pasigurt, kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muajt në vazhdim
















TE FUNDIT

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 30 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
27 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin...

Lexo më shumë

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
27 Maj, 2025

I dërguari special i SHBA-së për konfliktin në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se një marrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com