Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fajtorët e “ngritjes” së Pëllumb Xhufit

2018/03/31 at 1:19 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Trio opozitare pa kauzë!

Nga Desada Metaj –


Dhe siç ndodh rëndom, në ditën e tretë, debati për deklaratën e turpshme të Pëllumb Xhufit u shua, për t’ja lënë vendin banaliteteve të përditshme, LGBT-së apo dhe vulgariteteve publike të kryeministrit. Duke lënë sërish një humnerë të madhe keqkuptimi, mosvlerësimi madje edhe fyerje për mijëra njerëz që u vranë dhe u persekutuan në një nga regjimet më gjakatare të shekullit të kaluar.

Ajo që u konsiderua si deklaratë e padenjë nga dikush që pretendon se është historian, e thënë publikisht në një emision televiziv pa u kundërshtuar as nga drejtuesi dhe as nga panelistët e ftuar, sot thuajse është harruar dhe për këtë fajin më shumë se tek Xhufi ndoshta duhet ta shohim tek vetja.

Të kesh guximin të “zbutësh” publikisht në media  vuajtet dhe monstruozitetin e  kampit të Tepelenës ku  janë internuar jo kundërshtarët e regjimit, por familjarët e tyre, do të thotë që në këtë vend nuk ka ligj e shtet që të mbrojë të drejtat e mijëra qytetarëve, viktima të pafajshme të një regjimi kriminal.

Xhufi dhe të tjerë mundet të flasin në kafenetë e qytetit, në shtëpitë e tyre apo dhe në rrugë me zë të lartë për njerzillikun që kanë patur xhelatët e komunizmit, por kurrsesi nuk mund ta bëjnë këtë në një emision televiziv. E nëse e kanë bërë dhe vijojnë ta bëjnë ende, për këtë faji është i të gjithëve.

Është i qeverive që na kanë drejtuar, se për këtë që drejton sot zor se mund të flasësh kur sheh pinjollë që mbajnë me krenari shallin e kuq apo kryeministrin që i duket ekzotike ylli i kuq si stemë në xhaketën e tij. Është i atyre që ishin para Edi Ramës dhe nuk sanksionuan kurrë me ligj krimet e komunizmit dhe të dënonin të paktën, siç kanë bërë vendet i ish – bllokut komunist të lindjes, propagandën komuniste. Që i shndërruan shoqatat e ish – të përndjekurve në grupe njerëzish që kërkonin dëmshpërblimin financiar për kalvarin që kishin kaluar dhe që mësuan të shkelnin njërin sy për ndonjë deklaratë si kjo e Xhufit.

Kjo që ndodhi para tre ditësh dhe me gjasë do të përsëritet është mbi të gjitha përgjegjësi e politikës, e asaj që ulëret për vetting dhe pasuri gjykatësish dhe prokurorësh, por kurrë s’e ka ngritur zërin kaq fort për hetuesit e sigurimit të shtetit që ende janë në sistem dhe që paturpësisht drejtojnë dhe sot.

Nëse Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi apo ndonjë tjetër nuk do të ishin sot duke drejtuar këtë vend, vështirë se Pëllumb Xhufi do të gjente kurajon të fliste qetësisht për viktimat e një kampi që padyshim mund të krahasohet me ato naziste.

Nëse Bujar Nishani nuk do ta kishte dekretuar Fatmir Xhafën duke bërë të vetmin akt të denjë politik, nëse PD do ishte treguar kompakte dhe ta mbante  fjalën për kontestimin e Gramoz Ruçit si kryetar kuvendi, vështirë se një drejtues emisioni do ta lejonte një historian të fliste broçkulla dhe të lëndonte ata pak që janë ende gjallë nga nje kamp, ku shfaroseshin të pafajshëm.

Por të gjithë sa më sipër janë në karriget e tyre nga votat e shqiptarëve, nga votat e ish – të përndjekurve përfshirë dhe votën time, që si pjesë e atij grupi  njerëzish që vuajtën thellësisht në komunizëm indinjohem thellë kur dëgjoj deklarata të pavërteta dhe provokuese, që prekem dhe reagoj publikisht. Me shpresën, se unë dhe ca të tjerë si unë ndoshta nuk do harrojmë deri ditën e fundit se shkrimet dhe reagimet tona mbase nuk  do mund ndryshojnë asgjë .

Se në mos Xhufi, dikush tjetër sërish do përpiqet të na risjellë komunizmin si “diçka që kishte dhe të mirat e tij”, që nuk ishte aq i egër sa mendojnë disa,  ishte, se Fatmir Xhafa dhe Gramoz Ruçi ishin pjesë e sistemit dhe si të tillë duhen toleruar. Dhe për këtë ndoshta duhet të gjithë të reagojmë edhe kur kalojnë 3 ditë e vëmendja zhvendoset diku tjetër.

Duhet të shkruajmë dhe mbajmë qëndrime të forta, jo vetëm kur pinjollët e komunizmit provokojnë publikisht, por duhet t’u ushtrojmë presion atyre që hartojnë (dhe që rrallë zbatojnë) ligje në kohë fushatash dhe jo vetëm. Për t’i dëshmuar vetes që nëse ky popull ka memorie të shkurtër dhe ndoshta nostalgji për komunizmin, ka së paku ca njerëz që nuk harrojnë se 50 vjeçari i Enver Hoxhës ishte plot e përplot me krime kundër njerëzimit.

Se askush nga hetuesit, spiunët apo persekutorët nuk u dënua për krimet që kishte bërë. Por së paku të kemi një ligj që t’i mbyllim gojën atyre që na tregojnë në tv “të mirat” e një sistemi kriminal.

Shenim: 

Degjoni ne videon me poshte deklaraten e Pellumb Xhufit , ndersa ne linkun siper saj, informacioni per vendet e Europes Lindore qe sot denojne krimet e komunizmit 

/http://opinion.al/ne-disa-shtete-europiane-denohesh-nese-mbron-krimin-komunist/

Etiketa: Desaada Metajfatmir xhafagramoz rucikomunizmipellumb xhufi


Ju sugjerojmë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Para
Rama u tregon shembuj suksesi, komentuesit e masakrojnë: Ti s’po na lë të punojmë, na mbyte në taksa e tatime

'E ke ngritur shumë kokën'/ Mijëra komentues masakrojnë kryeministrin Edi Rama në Facebook

Pas protestës në Rrugën e Kombit priten të nisin edhe arrestimet nga policia

Pas protestës në Rrugën e Kombit priten të nisin edhe arrestimet nga policia

Elvana Gjata ecën në këmbë nëpër Tiranë dhe shfaqet pa grim, por ka një arsye që e bën të qajë

Elvana Gjata ecën në këmbë nëpër Tiranë dhe shfaqet pa grim, por ka një arsye që e bën të qajë
















TE FUNDIT

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com