Prokuroria në Shkodër ka lehtësuar masën e sigurisë për tre persona të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj”.
Dyshohet se të arrestuari merreshin me dhënie fajdesh ndaj disa personave, ku mes tyre dhe vetë ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani.
Brahim Dragjoshi, prokuror në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka pranuar lehtësimin e masës “arrest me burg” për Naim Ahmetin, Adri Balen dhe Lulzim Sylja.
Ndërkohë, për 9 të tjerët i qëndroi kërkesës për “arrest me burg”. Gjykata e Apelit e shtyu për ditën e nesërme vendimin e saj.
Të arrestuarit e këtij operacioni, kanë kërkuar që të ndryshohet masa e sigurisë “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”./ Opinion.al E.Xh.