Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fajdet në Shkodër, Gjykata e Apelit shpëton nga burg 6 persona

2019/04/03 at 4:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fajdet në Shkodër, Gjykata e Apelit shpëton nga burg 6 persona

Gjykata e Apelit ka liruar  6 nga 12 të arrestuarit të akuzuar për një skema fajdesh në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Maranaj”, ndërsa ditën e sotme Gjykata anuloi masën e  sigurisë “arrestim me burg” dhe caktoj masën e siguresë “detyrim paraqitje” për 6 persona.

Gjashtë personat që i shpëtuan burgut janë; Naim Ahmetin, Adri Balën, Eduart Fushën,  Vinko Nikprelajn, Elidon Qerimajn dhe Marjan Bregun.

Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për Berhan Alijan, Edi Memçajn, Artan Dragonin, Ilir Sokolin, Pashko Vuksanelajn. Ndërsa  ‘Burg me afat 60 ditor’ u dha  për Lulzim Syljan për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Dëshmitë e dhëna një ditë më parë

Të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre para gjykatës. Bërhan Alija ka shpjeguar përmes avokatit se klienti i tij nuk ka dhënë para me fajde tek ish prefekti i Shkodrës apo dy djemtë të tij. Sipas tij i vetmi veprim ishte blerja e një makine. Më pas radha ishte për ish-kancelarin e gjykatës Artan Dragani, avokati i të cilit u shpreh se klienti i tij duke patur lidhje miqësore me djemtë e ish prefektit u ka dhënë një shuma parash për t’i ndihmuar në situatën e vështirë ekonomike por jo me fajde siç pretendohet. I arrestuari tjetër, Edi Memçaj pretendoi se nuk i ka dhënë para me fajde djemve të ish prefektit Paulin Radovani. Ai tha se ka blerë një tokë në Velipojë në shumën 10 milion lekë dhe një dyqan motrës të ish prefektit Radovani.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati mbrojtës i Marjan Bregut i cili e quajti atë që ka bërë ish prefekti si një skemë piramidale. Marjan Bregu, mësues në shkollën e mesme “Jordan Misja”, peshëngritës i Vllaznisë i ka patur shokë djemtë e ish prefektit tha avokati mbrojtës dhe sot është i arrestuar dhe ata që kanë mashtruar janë të lirë.

Duke patur lidhje shoqërore i ka ndihmuar duke i dhënë para borxh por asnjëherë me fajde. Avokati i të arrestuarit Lulzim Sylja, tregoi se klienti i tij i ka dhënë një borxh prej 120 mijë euro por mohoi që ta ketë kërcënuar ish prefektin i cili ka kërkuar që borxhin ta kthente me një tokë në Pukë. Ilir Sokoli, ish drejtori i patentave në Shkodër tha përmes avokatit se ka qenë mik shumë i ngushtë me dy djemtë e ish prefektit Radovani të cilëve u kishte dhënë 25 mijë euro dhënë borxh për të paguar rrogat e punëtorëve të fabrikës. Avokati mbrojtës i të arrestuarit Eduart Fusha pranoi se klienti i tij i ka dhënë nnë borxh djemve të ish prefektit por jo me fajde, por për ti ndihmuar.

Edhe Elidon Qerimaj tha përmes avokatit se i ka dhënë djemve të ish prefektit Radovani, fillimisht 18 mijë euro dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për t’i ndihmuar. Avokati i të arrestuarit Pashko Vuksanelaj, tregoi se borxhin ia ka dhënë me 3 përqind në vit duke qenë se këtë hua e njeh ligji./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
Sport

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

11 Nëntor, 2025 4:08 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?
Bota

Pse Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën?

11 Nëntor, 2025 3:02 pm
Atentat në Rinas, vritet një person
Kronikë

Atentat në Rinas, vritet një person

11 Nëntor, 2025 2:54 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena
Kronikë

U prangos dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur i përket shqiptarit nga Tepelena

11 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
“Babalja”, Salianji publikon përgjimet e reja

"Babalja", Salianji publikon përgjimet e reja

Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vite burg

Mbyti gruan me litar, Gjykata e dënon me 35 vite burg

I hiqet imuniteti Juan Guaido, tani mund të arrestohet

I hiqet imuniteti Juan Guaido, tani mund të arrestohet

TE FUNDIT

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
11 Nëntor, 2025

FIFA ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e saj nga Kupa e Botës 2026, pasi po...

Lexo më shumë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com