Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faik Konica: Vallë anarqia, ku do ta shpjerë vendin?

2018/12/18 at 1:47 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Faik Konica: Vallë anarqia, ku do ta shpjerë vendin?

Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë

Nga Faik Konica*


Në një artikull, të botuar, kur mësuam se ra Guverna e Pandeli Vangjelit, i këshilloja Parlamentit të ftojë Fan Nolin në krye të kabinetit të ri. Dhe shumë njerës, këtu n’Amerikë, si m’at’anë t’ujit, ishin të bashkuar n’atë mendim. Po pak ditë pastaj ngjau një gjë e papritur: Korça, kurdoherë e patrembur, përzuri Jakovin edhe thirri në vent të tij Fan Nolin, i cili hyri në mes të entusiazmës popullore dhe meshoi në Shën Gjergj. Atëhere sicilido ndryshojë mendimin që pati, edhe tha se puna e do që paskataj Fan Noli të heqë dorë nga politika dhe të rrijë në Korçë, ku me diturinë dhe talentin e tij, do të bëhet për pak kohë jo vetëm kryetari fetar i njohur i gjithë orthodoksëve shqiptarë, po ndofta edhe njeriu më i besuar, më i pyetur dhe më i dëgjuar i tërë Shqipërisë.

Për fat të zi, era e politikës fryjti ndryshe; dhe pak ditë më vonë na erdhi e reja se Fan Noli u bë Ministër i Punëve të jashtme. Që të thomi të drejtën, kjo candë s’na gëzoj tepër : kemi frikë që rasti, për të themeluar në Korçë një fortesë morale dhe qytetëronjëse, mos humbi për shumë kohë; pastaj, në qoftë se e donte puna që të kthehej në politikë, dëshirojim që hyrja e Fan Nolit në Guvernë t’ish në kondita të tjera.

Po si do qoftë, kishim shpresë se Fan Noli, bir’ dhe udhëheqës i Vatrës e i shqiptarëve të Amerikës, do të mundohej të vente në punë ca nga idealet që kemi ushqyer për Shqipërinë më kët’ anë t’ujit;- edhe dojim, në një artikull nën emrin”Fan Noli dhe “Vatra”, t’i përmendim detyrën morale që e lidh dhe e shtërngon të punojë për ato ideale, pa vënë re pallavrat e errëta që hedhin ca student t’ Universitetit Latour e t’Akademisë Bussi, për të cilët, kurdoherë, koha e qytetërimit “nuk arriu edhe”, po koha e plaçkitjes arriu dhe duhet të mbetet. S’kam ndonjë dyshim që Fan Noli, në poezitë e reja të tij, s’do të kish harruar asnjë nga idealet e shkuara dhe do t’nderonte përsëri veten e tij dhe VATRËN që e përkrahu dhe gjithnjë do t’a përkrahë.

Po për fat të keq , në moving picture (apo më mirë moving tragedy) të Shqipërisë, filmi i fundit na tregon ca lodra të rrezikshme që s’lënë më vënt për fjalë programi dhe reformash, po bërtasin për një shpëtim të shpejtmë të Shtetit, i cili u trondit dhe është në të gremisur e sipër.

Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë. Qetësia dhe shtrimi s’bëjtin as një çap në Shqipëri. Për kundrë, turbullimet u shtuan. Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri: despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit.

Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe i arit, të cilëve nuk u vë nonjë fre as ndërgjegja e tyre e pazhvilluar, as kodi, për ta i panjohur, i nderit, as ideali i një qytetarie të lartë e i një atdhesie të hollë, ku s’u arrin kurrë mendja. Këta aventurierë të përgjakur i ruante deri dje frika e Esadit: I vdekur Esadi, s’ka më asnjë pengim, dhe nisi mes tyre një luftë e ashpër për diktaturë dhe fuqi. Sicilido nga ata është kandidat për vendin e Esadit.

Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. U vranë, po puna s’ndryshoi as pak. Dhe po të dalin nesër disa patriotë katilë, që t’i qërojnë tiranët zëvendës të Esadit, vepra kriminale idealiste e tyre do të vejë prapë e humbur. Se këtu s’ke të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dhe’u i Shqipërisë. Dhjetë të qëruar, një mijë të tjerë të lindur!

Fati më i rrezikshëm dhe që çfaq në ç’hall ndodhet vendi, është se oficerët, nëpunësit, mësonjësit gjithë veglat e Shtetit, marrin pjesë në trazimet politike: dhe me trembje, me dezertim, me strajk, duhet të bëhet e tyrja.

Lakmimi i cave e shpuri Shqipërinë në Anarqi. Vallë anarqia ku do ta shpjerë vendin? Në ndarje, apo në një mandate të huaj? Fan Noli do t’i bënte shërbimin më të madh Shqipërisë, sikur të ish i zoti të klliste pakë frymë regulle, drejtësie dhe bindjeje në mes t’asaj turme të dehur e cila vë në rrezik një popull të pafajshëm, të shënuar nga dora e fatit për një vdekje t’afërme dhe të turpshme./Bota.al

*Botuar në revistën “Dielli”, 14 Janar 1922

Etiketa: anarqifaik konicashqiperia


Ju sugjerojmë

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare
Aktualitet

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

10 Nëntor, 2025 11:36 am
Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Bulqizë, përmbyten disa rrugë

10 Nëntor, 2025 9:41 am
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
“I pres fëmijët në qafë e t’i si merr”, ish-bashkëshortët përplasen live

"I pres fëmijët në qafë e t’i si merr", ish-bashkëshortët përplasen live

Opozita rikthehet në Parlament, deputeti i PD tregon arsyet

Opozita rikthehet në Parlament, deputeti i PD tregon arsyet

Haradinaj Haradinaj tregon pse u nervozua me Mogherinin: Taksa nuk hiqet

Haradinaj Haradinaj tregon pse u nervozua me Mogherinin: Taksa nuk hiqet
















TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com