Sociale

Fadili i vjedh çelësat e Audit Xhelos: Me këtë makinë do nxjerr shalqinj në xhade


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:45 - 03/10/21 |
Opi Nion

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy miq Fadili dhe Xhelo. Fadili tregon se Xhelo i ka marrë para 5 vitesh 500 mijë Lekë borxh dhe më pas është zhdukur duke ndërprerë marrëdhënien mes tyre. Fadili nuk ka arritur që të kontaktojë me të sepse Xhelo e ka shmangur dhe e vetmja zgjidhje për të ka qenë zonja Eni Çobani.

Fadili ka treguar se ai ka marrë 4 urbane që të vinte tek Klani, ndërsa Xheloja ka zbritur me një makinë Audi me shumë delikatesë, ndërsa ato 500 mijë Lekë nuk ia ka kthyer gjithë këto vite.

Fadili: Mashtrimin këta e kanë zanat pune, nuk njohin punë tjetër. Ju jeni njerëz që vetëm vidhni!

Xhelo ka treguar në studio se Fadili i ka marrë çelsat e makinës së tij Audi sepse nuk ia ka dhënë 500 mijë Lekë.

Xhelo: Është edhe një problem tjetër, më ka marrë çelsat e makinës sot për 500 mijë Lekë. Tani makina mua nuk më bën 500 mijë Lekë.

FadiliDo shkoj sot në shtëpi me Audi.

Eni Çobani: Ia ke marrë çelsat?

Fadili: Po do e shes për 500 mijë Lekë ose do e përdor që të nxjerr shalqirin në xhade, sepse unë shalqinj shes, nga Delvina jam.  /tvklan.al

Pas