Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Facebook” publikon të dhëna tronditëse të nivelit të abuzimit

2018/05/16 at 6:41 PM
në -Teknologji
Kohë leximi: 2 min
A A
“Facebook” publikon të dhëna tronditëse të nivelit të abuzimit

Ndërtoi një kompani me më shumë se dy miliardë përdorues, por Mark Zuckerbergut tani po i kërkohet me forcë që të kontrollojë elementët më të këqij të këtij komuniteti.


Për herë të parë dhe nën presionin e qeverive të ndryshme në botë, “Facebook “po publikon të dhënat e tij të brendshme, për të treguar nivelin e abuzimit në rrjetin e tij.

Në 3 muajt e parë të vitit 2018, përmbajtjet e dhunshme që u eliminuan nga “Facebook” u rritën me thuajse 200%, në krahasim me fundin e vitit 2017. Bëhet fjalë për 3.4 milionë postime të dhunshme në 3 muajt e parë të vitit. 86% e kësaj përmbajtjeje të dhunshme u diktua nga sistemet automatike të “Facebook”.

Po këto sisteme zbuluan dhe ndaluan 21 milionë postime me përmbajtje seksuale, 837 milionë postime të gjeneruara nga programe, ose siç njihen ndryshe “spam”, dhe 1.9 milionë postime me propagandë terroriste.

Këto miliona postime u hoqën nga “Facebook” para se përdoruesit e rrjetit social t’i shihnin. Ekspertët thonë se sistemet automatike do ta ndihmojnë “Facebook”, që të zgjidhë disa nga problemet kryesore, por kufizimet e teknologjisë janë të dukshme.

Për sa u takon postimeve që nxisin urrejtje, sistemet automatike diktuan vetëm 38% të tyre. Shumica e tyre u diktuan dhe u raportuan nga përdoruesit. Në fakt, sistemi i “Facebook” stërmundohet shumë për të diktuar postimet që nxisin urrejtje, saqë vet kompania pranoi se as që e ka idenë sa postime të tilla ka në rrjetin e saj.

Kjo ndodh sepse, ajo çfarë përbën nxitje urrejtjeje ndryshon dramatikisht në kontekste të ndryshme. “Facebook” nuk tregoi sa herë ka marrë vendime të gabuara në eliminimin e postimeve, por është e qartë se është ende larg zgjidhjes së problemit. Vet të dhënat e “Facebook” tregojnë se kompania gjen vetëm një pjesë të vogël të abuzimit në rrjetin e saj. Askush, as vet “Facebook”, nuk e di sa i madh është ky problem. /Top Channel/



Ju sugjerojmë

ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?
-Teknologji

ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon?

20 Prill, 2025 7:38 pm
BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google
-Teknologji

BE konfirmon gjobën prej 2.4 miliardë dollarësh ndaj Google

10 Shtator, 2024 2:28 pm
Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 
-Teknologji

Samiti GAIN 2024 do të eksplorojë zhvillimet më të fundit globale në AI 

23 Gusht, 2024 12:14 pm
Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 
-Teknologji

Dezinformimi për zgjedhjet në rrjetet sociale, BE vëzhgon “me lupë” Meta-n 

28 Maj, 2024 2:30 pm
BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google
-Teknologji

BE nis hetimet për Apple, Meta dhe Google

25 Mars, 2024 1:58 pm
DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 
-Teknologji

DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors: Bashkim i Luksit dhe Aventurës në një Organizim Ekskluziv 

7 Mars, 2024 2:41 pm
Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm
-Teknologji

Çfarë po ndodh?! Facebook dhe Instagram të paaksesueshëm

5 Mars, 2024 4:50 pm
“Apple” vendos rekord, vlen 2.000 miliardë dollarë
-Teknologji

Apple gjobitet me 1.8 miliardë euro nga BE

4 Mars, 2024 8:46 pm
Apple paralajmëron klientët: Mos i fusni iPhone-t e lagur në oriz 
-Teknologji

Apple paralajmëron klientët: Mos i fusni iPhone-t e lagur në oriz 

25 Shkurt, 2024 4:55 pm
ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze
-Teknologji

ChatGPT shpërndan më shumë dezinformim në gjuhën kineze

18 Shkurt, 2024 9:37 pm
Para
Audiopërgjimi i PD, Xhafaj: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im të vuante dënimin

Audiopërgjimi i PD, Xhafaj: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im të vuante dënimin

E dashura e Robin Thicke, sensuale 3 muaj pas lindjes

E dashura e Robin Thicke, sensuale 3 muaj pas lindjes

Audiopërgjimi i PD, Xhafaj: Nuk kam bërë kompromis që vëllai im të vuante dënimin

Xhafaj: Akuza për falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, qesharake
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com