Bota

Facebook mbyll disa llogari të rreme ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 25/09/20 |
el ida

Facebook deklaroi se mbyllur disa rrjete të llogarive të rreme të cilat mund të përdoreshin nga shërbimet e inteligjencës ruse për rrjedhje dokumentesh si pjesë e përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

Pandemia tha se llogaritë u pezulluan për shkak se përdornin identitete tërreme dhe ishin të lidhura me inteligjencën ruse dhe njerëz të një organizate me qendër në Shën Peterburg, e akuzuar nga zyrtarët amerikanë për përfshirje në përpjekjet për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Nathaniel Gleicher, shef i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, tha se nuk kishte prova tani për tani se dokumentet e hakeruara ishin gati për publikim, por përmes pezullimit të llogarive Facebook shpresonte se do të parandalonte përdorimin e tyre në çdo operacion të mëvonshëm.

“Ekipi ynë monitoron kërcënimet dhe prirjet për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur dhe të vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një operacion të vjedhjes kibernetike të dokumenteve dhe publikimit të tyre, veçanërisht në 6-8 javët e ardhshme”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Facebook tha se rrjetet e llogarive ishin të vogla, vetëm një pjesë e vogël e tyre kishin llogari në faqen e saj të internetit dhe në Instagram, disa prej të cilave paraqiteshin si media të pavarura dhe organzata analitike. Të gjitha llogaritë së bashku kishin një total prej rreth 97,000 ndjekësish.

Ndërsa disa nga aktivitetet kishin në shënjestër audiencat në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, rrjetet ishin kryesisht të përqendruara në vendet e Lindjes së Mesme dhe në ato në kufi me Rusinë, si Siria, Turqia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha Facebook./Opinion.al

Pas