Postimet në Facebook dhe Instagram që bëjnë thirrje për vdekjen e Vladimir Putin – dhe dhunën kundër ushtarëve rusë – do të lejohen përkohësisht në disa vende, shkruan Reuters.
Kompania Meta do t’ju japë mundësi përdoruesve të bëjnë postime kundër presidentit rus nëse bëhet fjalë për luftën në Ukrainë më kushtin që të mos përmendin civilët rusë.
Po ashtu edhe postimet që bëjnë thirrje për vdekjen e presidentit do të fshihen nëse përmbajnë objektiva të tjerë ose diskutojnë një vendndodhje ose metodë.
Rregullat janë zbutur gjithashtu rreth postimeve në lidhje me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Politika e përkohshme zbatohet vetëm për përdoruesit në Armeni, Azerbajxhan, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni, Rumani, Rusi, Sllovaki dhe Ukrainë, sipas raportit të agjencisë së lajmeve.
Meta tha: “Në dritën e pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për ata që janë prekur nga lufta për të shprehur ndjenjat ndaj forcave të armatosura pushtuese si “vdekje pushtuesve rusë”.