“Facebook”-u dhe “Twitter”-i, bashkë me 30 kompani të tjera njoftuan se do të luftojnë prirjen në rritje për “lajme të rreme” në mediat sociale.
Koalicioni i Variantit të Parë, i krijuar në qershor 2015, ku përfshihen media prestigjioze, si “New York Times”, “Washington Post”, “Buzzfeed News”, “France Presse” dhe CNN-i, si dhe dy gjigandët e mediave sociale, tha se do të bashkëpunojnë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lajmeve në internet.
Grupi njoftoi një numër nismash, si krijimi i një kodi praktik për të ndihmuar përdoruesit e mediave sociale të shkruajnë dhe lexojnë më mirë.
Në muajin Tetor ata do të hedhin në përdorim një platformë të re, që do t’i lejonte njerëzit të verifikojnë lajmet e dyshimta.