Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“F-Pace 90th Anniversary Edition” kremton nëntë dekada inovacioni nga Jaguar

2024/05/21 at 1:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“F-Pace 90th Anniversary Edition” kremton nëntë dekada inovacioni nga Jaguar

Gaydon, MB – 16 maj 2024: Jaguar po kremton 90 vite risie dizajni, performance dhe inovacioni ndërsa shkon drejt një të ardhmeje plotësisht elektrike, me një version të ri të veçantë të një ndër modeleve më të suksesshme, SUV-së me performancë luksoze F-PACE.


Duke qenë modeli përfundimtar i F-PACE, 90th Anniversary Edition (i disponueshëm në të gjitha modelet, përveç 400SPORT dhe SVR-së) përfshin detaje elegante, me elemente të R-Dynamic në eksterier dhe një sërë alternativash, që përfshijnë disqet e aliazhit në ngjyrë Diamond turned, xhamin e errësuar për privatësi, pjesën e sipërme panoramike dhe teknologjinë e Kamerave të vëzhgimit 3D. Në brendësi, ndenjëset sportive të rehatshme me qepje në ngjyrë kontrasti, veshjen ebony dhe detajet prej alumini në interier ofrojnë një ambient luksoz.

Klientët mund të zgjedhin nga specifikat S, SE dhe HSE me një sërë motorësh, duke përfshirë hibridët me bateri dhe hibridët elektrikë me karikim. Versioni hibrid elektrik me karikim ofron deri në 40 milje (64km) (WLTP) distancë plotësisht elektrike dhe karikim të shpejtë nga 0 në 80% në vetëm 30 minuta.

Duke qenë ajka e modeleve F-PACE, SVR 575 Edition është kremtimi i motorit me djegie të brendshme me modalitetin V8 supercharged të fuqishëm, që mundëson performancë të jashtëzakonshme dhe, falë Marmitës aktive me valvul të ndryshueshme, me zhurmë që i përshtatet.

SVR-ja F-PACE fokusohet te performanca, që mundësohet falë motorit karakteristik V8 supercharged

5.0 litra të Jaguar. SVR 575 Edition, me rritjen e fuqisë prej 25 kuaj fuqi në 575 kuaj fuqi, e bën këtë model F-PACE më të fuqishëm, duke mundësuar një ndërthurje unike performance dhe përvoje emocionuese. Me forcën rrotulluese të motorit prej 700Nm, ky model mund të shkojë nga 0-60mph në vetëm 3,8 sekonda (0-100km/orë në 4,0 sekonda).

SVR 575 Edition vjen me detaje unike të SVR-së në karroceri dhe me një kofano me performancë të përmirësuar, Paketën e eksterierit Black me grilë dhe hapje kofanoje të zezë, dhe me prapakolp SVR- je me detaje në ngjyrë të zezë. Modeli SVR 575 Edition përfshin edhe disqe aliazhi 22 inç me lustër Diamond Turned dhe ngjyrë kontrasti Satin Technical gri.

Në brendësi, ndenjëset performancë prej kamoshi dhe lëkure Windsor, me ngrohje dhe ftohje dhe 14 pozicione, mundësojnë rehati fizike, me alternativë ndenjësesh performancë prej lëkure gjysmë aniline. Logoja e SVR-së është vendosur në timon, ndërsa veshja prej alumini është punuar posaçërisht për modelet SVR.

Rawdon Glover, Drejtor Menaxhues, Jaguar, u shpreh: “F-PACE u ka mundësuar klientëve të rinj të markës një gamë modelesh, që nga Hibridi elektrik eficient me karikim e deri te SVR-ja F-PACE me performancë të lartë. Me cilësinë dhe dizajnin e tij të pashoq, ky model ka bërë të lumtur klientët tanë në mbarë botën.

Ndërsa përgatitemi për të ardhmen tonë plotësisht elektrike, 90th Anniversary Edition është një dedikim

i  përshtatshëm  i  nëntë  dekadave  risi  në  dizajn,  performancë  dhe  inovacion”.

Të dyja modelet, si F-PACE 90th Anniversary Edition dhe SVR 575 Edition do të jenë të disponueshme për porositje duke filluar nga data 16 maj 2024 në faqen www.jaguar.com

90 vite inovacion nga Jaguar

F-PACE 90th Anniversary Edition ka një historik prej nëntë dekadash (1935 deri në 2025) kryesimi në fushën e automobilistikës. Ai ka një vend të rëndësishëm në trashëgiminë e Jaguar si SUV-ja e parë, në gamën e jashtëzakonshme të modeleve dhe inovacioneve.

Shpirti pionier i Jaguar daton që prej viteve 1930, dhe u theksua në vitet 1940 falë zhvillimit të modelit XK, që vazhdoi të prodhohej edhe për 40 vite më pas dhe u shndërrua në motorin kryesor të garave me makina.

Automjeti sportiv i parë nga Jaguar ishte një model me dy ndenjëse dhe me një nivel rafinimi dhe rehatie të pakrahasueshëm. 240 automjetet e para u krijuan me një karroceri alumini të punuar me dorë dhe përfshinin motorin e ri XK të kompanisë prej 160 kuajsh fuqi, 3,4 litra, me dy boshte dhe gjashtë cilindra. Shpejtësia maksimale e XK120 prej 120mph e bëri atë automjetin më të shpejtë në botë. Për ta demonstruar këtë aspekt, Jaguar e testoi automjetin në një autostradë të mbyllur në Jabbeke, Belgjikë, ku arriti një shpejtësi prej 126mph. Fitoret në garat Alpine në vitet 1951 dhe 1952 ishin ndër sukseset e shumta të garimit të XK120.

Në vitin 1951, modeli C-type me strukturën trekëndore me shumë tuba dhe peshë të reduktuar, u shndërrua në automjetin Jaguar të parë që fitoi garën “24 orët e Le Mans” që herën e parë, duke thyer rekorde për distancën e përshkuar dhe shpejtësinë mesatare. Pas kësaj fitoreje, inxhinierët e Jaguar krijuan teknologjinë risi të frenave të disqeve në bashkëpunim me Dunlop. Në Reims, në vitin 1952, C- type u shndërrua në automjetin e parë me frena disqesh fitues i një gare ndërkombëtare.

Një ndër automjetet më të njohura në botë, Jaguar E-type u prezantua në vitin 1961, duke vendosur standarde të reja sa i përket dizajnit dhe performancës së automjeteve. Gjatë 14 viteve u ndërtuan mbi 70,000 automjete të këtij modeli. I ofruar si një automjet me dy ndenjëse ose automjet dydyersh me pjesë të sipërme të palëvizshme, ky dizajn ikonik erdhi si rezultat i pasionit për aerodinamikën. Me një version me 265 kuaj fuqi, 3,8 litra, dhe karburator të trefishtë të motorit XK, ky automjet arrinte një shpejtësi 0-60mph në 6,9 sekonda. Në vitin 1964, kapaciteti i XK-së u rrit në 4,2 litra, dhe më pas, në vitin 1966, gamës së modeleve iu shtua edhe automjeti dydyersh 2+2 me pjesë të sipërme të palëvizshme. Në formën e Series 3, E-type u shndërrua në modelin Jaguar të parë që përdori motorin e ri, plotësisht prej alumini V12 5,3 litra, me 272 kuaj fuqi kapacitet dhe përcaktoi standarde të reja të elegancës dhe rafinimit.

Modeli XJ220 ishte një tjetër automjet nga Jaguar që fitoi titullin si makina më e shpejtë në botë. Hyrë në prodhim në vitin 1992, modeli XJ220 u krijua duke përdorur një strukturë alumini të avancuar në formën e hojeve, çka mundësoi fuqi të konsiderueshme, por peshë të lehtë prej vetëm 1,470kg. Me shpejtësi maksimale të testuar prej 213mph në vitin 1991, ky model vijon të jetë më i shpejti i krijuar nga Jaguar.

Motori i pakrahasueshëm V8 prej 5,0 litrash u lançua në vitin 2009, duke zëvendësuar motorin shumë të suksesshëm 4,2 litra Jaguar V8. Si paraardhësit e tij, motori me katër boshte dhe 32 valvula, i krijuar plotësisht prej alumini, u ofrua fillimisht në versionet me aspirim natyral dhe supercharged, në një sërë automjetesh Jaguar, dhe ofronte fuqi, forcë rrotulluese motori dhe rafinim më të madh. Ky motor është pjesë e modelit F-TYPE që prej vitit 2012 dhe SVR-së F-PACE që prej vitit 2018.

Inxhinieria pioniere vazhdoi edhe me prezantimin e një prej automjeteve elektrike kryesuese të para në botë nga Jaguar në vitin 2018, I-PACE. Duke përdorur arkitekturën prej alumini të posaçme për automjete elektrike, ky model ka strukturën më të fuqishme rrotulluese të Jaguar deri më sot, me shpërndarje peshe 50:50 dhe motorë të dyfishtë të projektuar nga Jaguar, që ofrojnë 400 kuaj fuqi dhe 696Nm forcë rrotulluese. Që prej lançimit, I-PACE ka fituar mbi 90 çmime, duke përfshirë një fitore të trefishtë të paprecedent në Çmimet Botërore për Automjetet e Vitit 2019: duke fituar çmimin Dizajni i Vitit, Automjeti i Gjelbër dhe Automjeti i Vitit, si dhe çmimin Automjeti Evropian i Vitit 2019.

Që prej vitit 2025, Jaguar do të transformohet në një markë luksoze plotësisht elektrike, me automjete me performancë unike, të mundësuara nëpërmjet teknologjive pioniere dhe dizajnit vizionar.



Ju sugjerojmë

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
Rajoni

Vihet gur themeli për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik, 2025 7:33 pm
Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi
Bota

Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Muzikë për veshët e mi

1 Korrik, 2025 7:14 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”
Life Style

Çfarë është fenomeni i “kupolës termike” dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”

1 Korrik, 2025 6:43 pm
Para
Shqiptari iu bën kërkesën e pazakontë karabinerëve: Më vrisni, mos më lini arrest shtëpie

Shqiptari “çmendet” nga xhelozia, i këput veshin gruas dhe tenton ta mbysë, arrestohet 55-vjeçari në Itali 

Humb jetën një pasagjer dhe plagosen 30 të tjerë në linjën Londër-Singapor, shkak turbulencat gjatë udhëtimit 

Humb jetën një pasagjer dhe plagosen 30 të tjerë në linjën Londër-Singapor, shkak turbulencat gjatë udhëtimit 

Humb jetën minatori në Martanesh, plagoset rëndë një tjetër 

Humb jetën minatori në Martanesh, plagoset rëndë një tjetër 
















TE FUNDIT

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
1 Korrik, 2025

Pasditen e sotme ë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, ka deklaruar se zjarri...

Lexo më shumë

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
1 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
1 Korrik, 2025

Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit....

Lexo më shumë

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
1 Korrik, 2025

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të martën se ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com