Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropë, të tjera vende ndalin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

2021/03/16 at 4:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Evropë, të tjera vende ndalin përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

Suedia dhe Letonia u bënë sot vendet e fundit që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca ndërsa rregullatorët evropianë analizojnë të dhënat e sigurisë së saj.


Ato u bashkohen Gjermanisë, Francës, Italisë dhe vendeve të tjera evropiane që kanë ndalur imunizimin kundër koronavirusit me vaksinën e kompanisë AstraZeneca, pas njoftimeve për efekte të mundshme anësore. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina është e sigurt.

Suedia dhe Letonia iu bashkuan Francës, Gjermanisë dhe Italisë, përfshirë dhe disa vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke vendosur të ndalin imunizimin me vaksinën e AstraZeneca-s.

“Vendimi i sotëm është thjesht një masë për siguri”, thotë Jens Spahn, Ministër gjerman i Shëndetësisë.

Ky vendim vjen pas njoftimit që bënë të shtunën autoritetet norvegjeze se vetëm pak pas vaksinimit një person kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë në tru dhe tre të tjerë ishin shtruar në spital për shkak të mpiksjes së gjakut.

“Aktualisht nuk mund të themi nëse rastet janë të lidhura me vaksinën, por për shkak të seriozitetit të tyre ne po kryejmë një hetim tërësor”, thotë Sigurd Hortemo, Kryemjek në Agjencinë norvegjeze të Barnave.

Vende të tjera jashtë Evropës kanë ndaluar gjithashtu vaksinimet me AstraZeneca-n, mes tyre Kongo dhe Indonezia. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ekziston ndonjë provë se vaksina e AstraZeneca-s shkakton mpiksje të gjakut. Ajo u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë ta përdorin vaksinës.

“Nga 330 milionë doza vaksinash që janë shpërndarë, ne nuk jemi në dijeni për ndonjë rast vdekjeje si pasojë e vaksinës. Ka pasur vdekje pas vaksinimit, por njerëzit vdesin nga sëmundjet çdo ditë”, thotë doktoreshë Soumya Swaminathan, Shefe e Kërkimeve Shkencore në OBSH.

Kompania AstraZeneca thotë se nga 17 milionë njerëz në Evropë që kanë marrë vaksinën, tek më pak se 40 është ndeshur mpiksje e gjakut.

Vaksina konsiderohet si një shtyllë kryesore e programeve të imunizimit masiv në shumë vende. Ajo ka kosto relativisht të ulët dhe nuk ka nevojë të ruhet në temperatura ultra të ftohta. Në Nigeri punonjësit e shëndetësisë filluan të premten të marrin vaksinën e AstraZeneca-s.

“Ne nuk besojmë se këto njoftime rreth vaksinës së AstraZeneca-s janë një arsye që ne të ngadalësojmë vaksinimin kundër COVID-19-s”, thotë Akin Abayomi, Komisioneri Shtetëror për Shëndetin në Lagos.

Shkencëtarët druhen se ndalja e procesit të imunizimit mund të godasë besimin global tek vaksina.

“Është e qartë se duhet të hetohet. Mendoj se shqetësimi më i madh është se ne e dimë që veçanërisht në një kohë kur sëmundja ndeshet ende rëndom dhe rastet po rriten në një numër vendesh evropiane, çdo vonesë me vaksinimet do të çonte në raste më të rënda dhe në më shumë vdekje”, thotë profesor Paul Hunter, Shkolla e Mjekësisë Norwich.

Sipas zotit Hunter hetimet rreth efekteve anësore të raportuara mund të kenë pasoja të padëshiruara.

“Sapo fillojmë të shqetësohemi për një rezultat specifik të padeshiruar, ka të ngjarë që më shumë njerëz do ta raportojnë atë rezultat. Dhe mundet që pothuajse të krijojmë një epidemi përshtypjesh të rreme“, thotë profesor Paul Hunter.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca sapo ka marrë miratimin zyrtar nga autoritetet braziliane, një nga vendet e goditura rëndë nga pandemia. Kompania nuk ka aplikuar ende për marrjen e autorizimit për përdorim në raste emergjente nga Shtetet e Bashkuara./ VOA

Etiketa: AstraZenecaevrope


Ju sugjerojmë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

16 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
Bota

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

16 Dhjetor, 2025 12:31 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Kryesore

Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes

16 Dhjetor, 2025 11:17 am
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Droga është armë e shkatërrimit në masë

16 Dhjetor, 2025 11:12 am
Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…
Sport

Presidenti i FIFA-s mesazh Shqipërisë: Botërorin e keni vetëm dy fitore larg…

16 Dhjetor, 2025 10:52 am
SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Para
EMRI/ Vret shqiptaren në Belgjikë, autori: E bëra se ma kërkoi  djalli

EMRI/ Vret shqiptaren në Belgjikë, autori: E bëra se ma kërkoi djalli

Greqi/ 59 persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orë

Greqi/ 59 persona humbin jetën nga COVID-19 në 24 orë

COVID-19 në Shqipëri/ Rriten testimet dhe rastet,11 viktima

Koronavirusi/ 17 humbje jete, ulet numri i rasteve të reja në Shqipëri
















TE FUNDIT

Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
16 Dhjetor, 2025

Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de facto . Presidenti ukrainas...

Lexo më shumë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
16 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale ndaj disa shtetasve të përfshirë në vepra të kryera në kuadër të grupit të...

Lexo më shumë

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor

Plani sekret i Pentagonit, komandat largohen nga Europa për në Paqësor
16 Dhjetor, 2025

Zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të mbyllur disa nga selitë kryesore të ushtrisë amerikane dhe...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com