Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evropa e “dy shpejtësive” – përpjekja ndoshta e fundit e Merkelit

2017/02/09 at 6:14 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Evropa e “dy shpejtësive” – përpjekja ndoshta e fundit e Merkelit

Kancelarja gjermane e ndryshon kursin dhe kërkon mbështetje për një Evropë të “dy shpejtësive”. Synimi: që BE të ruhet në njëfarë forme. Shumë nuk janë të kënaqur me këtë mënyrë veprimi.


Deklarata e fundit e Kancelares gjermane Merkel në takimin e nivelit të lartë në Maltë u shty nga ora 18 për në orën 20. Kështu që në sallë kishin mbetur vetëm pak gazetarë që e dëgjuan live atë që tha Kancelarja gjermane. “Historia e viteve të fundit ka treguar se do të ketë një BE të shpejtësive të ndryshme, që jo të gjithë do të marrin pjesë në të gjitha shkallët e integrimit”. Kjo fjali nuk gjeti thuajse fare jehonë në mediet evropiane. Në një kohë që ishte hera e parë që Kancelarja e bëri të sajin këtë koncept në thelb të vjetër.

Në takimin me kryeministren polake Szydlo, Merkeli foli sërish për një Evropë “të dy shpejtësive” dhe polakja, vendi i së cilës e ka kundërshtuar gjithmonë këtë koncept, nuk kundërshtoi. Më e vonta këtu u bë e qartë: kancelarja gjermane ka vendosur të ndjekë një rrugë të mundur për Evropën e tronditur nga kriza. Ajo do ta ndjekë atë me vendosmërinë e saj të qetë. “Kjo duhet marrë seriozisht”, i tha një diplomat i BE në Bruksel DW.

“Ju i shihni sfidat”

Në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të BE në Romë, shefat e shteteve dhe të qeverive nuk do të kremtojnë vetëm 60 vjetorin e Komunitetit Evropian, por do të tregojnë edhe një vizion për të ardhmen pas Brexit. Një Evropë e dy shpejtësive do të jetë pjesë e këtij vizioni, kjo është ajo që po përvijohet tani. Meqenëse një konstrukt i tillë lë shumë hapësirë të lirë veprimi, meqenëse shtetet, varësisht nga tema dhe gjendja nacionale mund të bashkohen me një projekt ose jo, shumë vetë nuk ndihen mirë me këtë ide. Ministri i jashtëm i Letonisë është njëri prej tyre. Në bisedë me DW Edgars Rinkevics pranon: “para disa vitesh do ta kisha konsideruar një ide të keqe”. Por, thotë politikani me përvojë: “ju i shikoni sfidat.”

Është fakt që Evropa ka kohë që ecën me shpejtësi të ndryshme. Eurozona, liria e lëvizjes në kuadër të Marrëveshjes së Shengenit, protokolli social i Maastrihtit, të gjitha këto janë pjesë të një “integrimi në nivele të ndryshme”, sepse në to nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e BE. Për të ardhmen përfytyrohen disa konstelacione: Eurozona, një bërthamë evropiane me motor gjermano-francez ose grupi i vendeve themeluese të BE.

Ruajtja e BE si projekt

Çështja është nëse BE me konceptin e shpejtësive të ndryshme nuk shet edhe shpirtin e vet. Por në kohën e Brexit, të Trumpit dhe të krizës së migrimit, shumë politikanë ndjekin vetëm parullën: të ruhet në njëfarë mënyre kohezioni i BE, edhe nëse kjo do të thotë lamtumirë nga ideali i Evropës së Bashkuar. Për shkak të shumë krizave, BE e ka humbur “fokusin strategjik”, mendon eurodeputetja Tanja Fajon. Socialdemokratja është nga Sllovenia dhe druhet se vendi i saj i vogël në Lindje do të mbetet në fund, me një Evropë të shpejtësive të ndryshme. Sllovenia nuk do të kishte me se t’u kundërvihet politikës së interesave nacionale të shteteve të mëdha ose aleancave në BE.

Por ja që disa shtete si Hungaria, në tema delikate refuzojnë të bashkëpunojnë. Shpërndarja e refugjatëve në BE është njëra prej këtyre temave. “Ne ndodhemi në një situatë të pashembullt”, thotë ministri i Jashtëm Rinkevics, bëhet fjalë që BE të ruhet si projekt. Kjo vlen para së gjithash për ekonominë dhe për monedhën e përbashkët. Përpara së gjithçka të ketë marrë tatëpjetën, kancelarja gjermane me siguri përpiqet që të ruajë të paktën skeletin e BE. Ndoshta projekti i përbashkët do të mbushet me mish e muskuj në brinjët që i kanë dalë, në një të ardhme më pak armiqësore ndaj BE. Evropa e “dy shpejtësive” është ndoshta përpjekja e fundit e Angela Merkelit për ta shpëtuar BE./ DW

 

Etiketa: europamerkelperpjekja


Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Grabitja e parave, Tahiri mbërrin në Policinë e Tiranës, mbledhje urgjente me drejtuesit

Grabitja e parave, Tahiri mbërrin në Policinë e Tiranës, mbledhje urgjente me drejtuesit

Postndeshja me Austrinë/ Duka: Nuk jemi akoma gati për Europian

E para herë/ Armand Duka kandidat për pozicionin e madh në UEFA

Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Ylli Manjani "vë në lojë" policinë për grabitjen në Rinas
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com