Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Evi Reçi: Modelja ­artiste që duket sikur ka dalë nga vitet ’30

2016/09/12 at 7:32 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Evi Reçi: Modelja ­artiste që duket sikur ka dalë nga vitet ’30

Nga Albatros Rexhaj


E bukur.Sharmante.Natyrë pozitive.

Kjo është Evi Reçi. Modele mode që u kthye në këngëtare dhe që, për dallim nga koleget e veta të artit, ajo këndon e çliruar nga presioni se duhet t’i dëshmojë diçka dikujt. Evi Reçi, në shtegun e vetë të famës, nuk ngutet aspak. Si këngëtare, Evi Reçin e kam njohur për herë të parë në vjeshtë të vitit 2013. Dhe atë krejt rastësisht pasi që, në një zbërthim interesant rrethanash, pata fatin që ajo të ishte imazhi i kopertinës së librit tim “Edith”.

Këngët e saj i kisha dëgjuar, por nuk kisha bërë ndonjëherë lidhjen mes të këngëve dhe asaj që i këndonte ato. Por që atëherë, sa herë që Evi del në TV, paraqitjen e saj e përpij në çdo detaj. Më pëlqen thjeshtësia e bukur me të cilën ajo e shpërfaq personalitetin e saj: mënyra si flet, qëndrimi i trupit, eksperimentet e vogla që bën me flokët e sidomos veshja e saj. Evi më bën të mendoj për atë se bukuria e vërtetë njëmend fshihet në shpirt dhe vetëm shpërfaqja e kësaj bukurie mund t’i falë sharm edhe gjërave më të rëndomta.Për mua, mënyra si vishemi, sidomos (mos)kujdesi që tregojmë, por edhe investimi kreativ që bëjmë, është një nga treguesit kryesor të asaj që ne jemi vërtet. Dhe kjo vlen sidomos për artistët.

Në veshjen e saj, Evi i përdor disa gjëra që në vetvete duken shumë të thjeshta, por që ndërkaq, të ndërthurura ato kombinohen në diçka të ngrohtë dhe me shumë stil, diçka që natyrshëm bie në sy. Ky është një tregues se Evi është e vetëdijshme se pakkush nga ne ka një rast të dytë për të lënë përshtypjen e parë, prandaj ajo synon që njerëzit ta shohin e ta vlerësojnë për atë që ajo vërtet është dhe jo të humbin shikimin në një shkëlqim të përkohshëm. Ajo sikur synon të kapë vëmendjen e shpirtrave tanë, njëlloj si një damë e hijshme nga një foto bardhezi e viteve të 30­ta, që për nga magjia që ka brenda vetes, në çdo kohë mund t’i konkurrojë secilit cover të Playboy apo Cosmpolitan. Dhe e bukura e gjithë kësaj është se e tëra është veç shpërfaqje e sinqertë e natyrës së Evit dhe jo një detaj i pompuar, thjesht sa për të qenë kundër rrymës.

Për më tepër, nuk gaboj nëse them se përkundër natyrës së saj ekspresive, Evi bën pjesë në atë tip njerëzish që nuk duan ta gjykojnë askënd për zgjedhjet dhe mënyrën e vet të jetës, por që po ashtu nuk dëshiron që edhe të gjykohet nga të tjerët. Pra, po aq sa nuk dëshiron që të gjykojë dikë pse dëshiron të ekspozojë trupin, po ashtu nuk dëshiron që ajo të shihet si “ndryshe” pse ka zgjedhur një stil herë më klasik e herë më modest për veten, natyrisht kjo veç në raport me të rëndomtën e yjeve shqiptare, pasi që stili Vintage i Evit është shumë i pëlqyer në Evropë. Ne popujt e Ballkanit, ushqejmë bindjen se veshjet e shtrenjta ia rrisin vlerën njeriut, prandaj edhe ngarendim që të blejmë tesha sa më të shtrenjta, në mënyrë që më pas të ekspozohemi sa më shumë. Themi se duan të dukemi bukur, por e vërteta është se vuajmë nga dëshira që të biem në sy. Nuk ka gjë të keqe, por nuk duhet harruar se edhe gjërat më të shtrenjta askurrë nuk mund t’i japin sharm e bukuri një shpirti të ngulfatur në komplekse. (Qëllimshëm po përdor fjalën “sharm”, sepse një gjë mund të jetë e bukur si pamje fizike, por megjithatë do të ngelë e ftohtë dhe e thatë, nëse i mungon elementi shpirtëror. Dhe qëllimshëm, edhe në këtë shkrim, i referohem përsëri fenomenit të komplekseve, padyshim cilësia më e kudogjendur dhe njëherësh edhe më provinciale në metropolin tonë) Jo secili nga ne e ka luksin e lindjes që të jenë të bukura e të pashëm, por pak prej nesh e kanë dhuntinë që, pavarësisht asaj çka veshin, të duken bukur.

Kjo e dyta është energji dhe përbën diçka që të ngjizet në shpirt. Evi Reçi i ka të dyja, prandaj, pa shumë zhurmë dhe pa akrobacira primadonash të vetëshpallura, ajo ka zënë vendin e vet të natyrshëm në yjësinë shqiptare të muzikës. Dhe, të mos kemi asnjë dyshim, vendi i saj nuk është i fiksuar te një pikë statike, përkundrazi. Evi është në ngjitje e sipër.Jo rastësisht, shënimin tim për Evi Reçin, e nisa nga detaji i veshjes. Ishte e domosdoshme, sidomos për qëllimin tim që të tregoj se Evi është artiste dhe se nuk bën pjesë në mesin e atyre këngëtareve muzika e të cilave më shumë shikohet se sa që dëgjohet. Që nga “Me ty, pa ty” (2005), pastaj “I ngjan asaj” (2010) e deri te hiti i verës së shkuar “Merre guximin”, Evi vazhdon të jetë këngëtare e frymës së pllakave të gramafonit dhe jo një yll videoklipesh.

Evi është një femër e bukur (sigurisht që nuk jam i vetmi që kam simpati për të), por (akoma nuk e kam kuptuar) prej nga vjen kjo bindje e jona se këngëtarja medoemos duhet të jetë e bukur, madje edhe seksi. Në rastin e Evit, diskutimi rreth këtij detaji është i rëndësishëm edhe për shkak se Evi e ka sprovuar veten suksesshëm në modelizëm, përfshirë edhe pasarelat e modës, që do të thotë se ajo ka tërë potencialin e nevojshëm (nëse këtë gjë e dëshiron) të eksitojë masat e gjëra popullore që pasivisht konsumojnë muzikë në formatin Video. Por kjo parashtron pyetjen: kujt i duhet (edhe) një këngëtare e tillë? Evi na kursen nga ky debat, jo për arsye konservatore apo moralizime boshe, por thjeshtë pasi që ajo e di shumë mirë se (përkundër të gjithë zhvillimit teknologjik) sfida e pakalueshme për një këngë ngelet mënyra si ajo këngë përjetohet në radio. Kush më shumë e kush më pak, por të gjithë ne një pjesë të mirë të kohës e kalojmë të ngujuar në trafik duke dëgjuar radio. Aty nuk kemi si të mendojmë për bukurinë e këngëtares, por mendojmë veç për atë nëse veshi ynë e pranon apo e refuzon një këngë. Kaq, ky është testi real i vlerës së një këngëtari. Gjithçka tjetër është relative. Natyrisht, nuk jam muzikant dhe nuk mund të flas me kompetencë për (jo)vlerën e muzikës që bën Evi, por si dëgjues, adhurues i muzikës, mund të them se Evi bën pjese në grupin e atyre zërave të muzikës që veshi ynë i pranon i natyrshëm.

Mund të ketë jo pak të atillë që mund edhe të mos e dinë se kush është Evi Reçi, por janë po të njëjtit që i njohin dhe i këndojnë vargjet e këngës “Merre guximin”! Thënë të gjithë këto, ky është çasti i duhur për të pyetur: me të gjithë këtë potencial dhe veçanti artistike çfarë e frenon Evin, pse nuk e shohim duke shpërthyer?Si në një artist që flet për një artist tjetër, edhe mund të dukem subjektiv, por, në mendimin tim, ajo që e frenon Evin është hija e një paqartësie që ajo akoma ka me veten. Paqartësi artistike, por jam i bindur se edhe personale, për mënyrën si ajo e sheh veten përballë botës. Edhe pse në natyrë, në raport me veten, është një tip i shkujdesur, megjithatë në raport me të tjerët, punën, raportet profesionale, por edhe ato emocionale, Evi synon një rend e harmoni atipike për rrethanat tona, një planifikim të detajuar gjërash me idenë se disiplina dhe artikulimi i qartë i qëllimeve dhe dëshirave (nga të gjithë) është çelësi për një karrierë apo një raport personal apo profesional të suksesshëm. E gjithë kjo është e saktë, por nuk është e mjaftueshme. Gjithë kjo disiplinë na privon nga mundësia për ta parë Evin në versionin e saj krejtësisht shpirtëror. Dhe ajo që publiku në fund mban mend dhe merr me vete, në raport me një artist, nuk është zotësia teknike e artistit, por energjia shpirtërore që artisti e shpërfaq. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë se Evi Reçi është një këngëtare shumë e zonja, të gjithë e dimë se pos kësaj ajo është edhe e bukur dhe ka staturën e një dame sallonesh të mëdha, por tani është koha që ajo të shpërthejë dhe ta shpalosë, pa asnjë shtrëngim dhe rezervë, të gjithë botën e saj shpirtërore si artiste, por edhe si femër.

Ajo i ka të dyja: fuqinë e pashtershme të një artisteje të vërtetë dhe sharmin e natyrshëm e magjepsës të një femre që sensualitetin e vet e shpërfaq në doza të vogla, por përherë të pranishme. Si adhurues i muzikës së Evit, me shumë padurim, jam në pritje të këtij shpërthimi. Jam shumë i sigurt se do të jetë diçka e mrekullueshme dhe do të shënojë fillimin e vërtetë të karrierës së saj. Por po ashtu kjo ditë do të jetë një nga ato ditët simbolike kur muzika dhe arti korr fitore mbi plastikën dhe efektet kompjuterike të studios.

(Autori është shkrimtar. Ky shënim është krejtësisht personal)

Etiketa: albatros rexhajevi reci


Ju sugjerojmë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
Aktualitet

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

13 Maj, 2025 9:08 am
Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Para
Frikë se tifozët mund t’i thyejnë, hiqen stolat në “Elbasan Arena”

Frikë se tifozët mund t’i thyejnë, hiqen stolat në “Elbasan Arena”

Big Basta mesazh dashurie për bashkëshorten Vesa Luma

Big Basta krijon poezi dashurie për Vesën në 1 vjetorin e martesës

Fitorja në Dibër, Gjiknuri: Do shohim cili aleat ka kontribuar më shumë

1 shtator, PD kallzim penal në Prokurori: Ministri Gjiknuri po blen votat në Dibër
















TE FUNDIT

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com