Situata me zjarret në Gjirokastër është përshkallëzuar këtë pasdite, ku fatkeqësisht një banor humbi jetën në fshatin Asim Zeneli, ndërsa bashkëshortja e tij po merr ndihme mjekësore në spital. Ndërkohë, në fshahtin Arshi Lengo, pranë vatrës së zjarrit, forcat e ushtrisë kanë nisur tashmë evakuimin e banorëve nga shtëpitë, për shkak të rrezikut vijon të jetë prezent.
Një efektiv i Forcave të Armatosura është duke marr gjithashtu ndihmë mjekësore në spital pas asfiksisë që pësoi gjatë aksionit për shuarjen e flakëve.
Sipas një postimi në Facebook, nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme ndërsa ai vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës./Opinion.al