Forcat e Armatosura kanë evakuar 10 banorët e Valiasit si dhe tre zjarrëfikësit që kishin shkuar në ndihmë të banorëve, por që edhe ata ishin bllokuar.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se janë evakuar banorët dhe fëmijët si dhe 3 zjarrëfikësit, ndërsa nuk kanë arritur të largojnë mjetin zjarrfikës.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë kryeministrit informoi në mbrëmje se janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.