Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eva Murati kundër kritikëve të protestës: Keni qymyr në vend të zemrës

2020/12/14 at 3:18 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eva Murati kundër kritikëve të protestës: Keni qymyr në vend të zemrës

Ngjarjet e fundit në vend kanë nxitur shumë personazhe të njohur të reagojnë lidhur me protestat e shumta që kanë përfshirë vendin për vrasjen e të riut, Klodian Rasha.


Moderatorja, Eva Murati, iu është kthyer kundër të gjithë atyre që u ndjenë keq për djegien pemës së Krishtlindjeve dhe nuk folën asgjë për jetën e një të riu.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja shprehet se shqiptarët nuk kanë e kanë ngritur kurrë zërin ndaj padrejtësive që ju janë bërë, ndaj sot reagojnë në këtë mënyrë. Ajo thotë se “ata treguan që në vend të zemrës kanë një grusht qymyr”.

Postimi i plotë:

Kronikë e javës që lamë pas

Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshperim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.

Pas tronditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, tmerrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.

A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DHUNA PO SJELL DHUNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dhunë? Kush mban përgjegjësi për gazin lotsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?

E urrej vandalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qymyr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!

E gjithë kjo situatë na ka tmerruar por edhe na ka zgjuar! Ky eshte mllef i akumuluar për padrejtesi ndër vite!

Po si kemi ardhur deri ketu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa me e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojme se në Europe shqiptaret kane statusin e dealerit te droges? Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe serish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon? A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet prostitucion dhe degjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e policisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rendom degjon njerez të mburren sa herë korruptojnë një polic? A kemi reaguar për çmimet jashte realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqiperi qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kriminale për të vënë në poste të rëndësishme?

Këto i them si nje njeri pa parti por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!

Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të medha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orëelliane ose durojmë derisa shpërthejmë në këtë mënyrë!

E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushellimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhembjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari!

 

Etiketa: Eva MuratiKlodian Rashapema e Krishtlindjesprotesta


Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
“As i LSI dhe as i opozitës”, Meta me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës

Meta: 71% të punonjësve të administratës nuk do iu rritet paga

Basha: Qeveria jep sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t

Basha takim me reporterët e PE: Po manipulojnë vrasjen e Klodian Rashës

I arrestuan të birin në protestë, nëna 5 ditë në dyert e komisariateve

I arrestuan të birin në protestë, nëna 5 ditë në dyert e komisariateve
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com