“Eurozonës i duhen masa shtesë për të siguruar rritjen ekonomike”. Kështu ka bërë të ditur specialisti i Bankës Qendrore Europiane Ewald Nowotny, duke shtuar se këto masa duhet të shtrihen në reforma strukturore dhe politika fiskale. I pyetur nëse sugjeronte zgjerimin e politikave fiskale në Eurozonë, ai u përgjigj: “Për një periudhë kohe këto masa qenë shtrënguese. Tani mund të konsiderohen neutrale, por nevojitet të zgjerohen.”