Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurovizion/ Media e huaj e quan pornostare Linda Halimin, ja si i përgjigjet kompozitori i këngës

2017/04/15 at 10:49 AM
në Aktualitet, InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Eurovizion/ Media e huaj e quan pornostare Linda Halimin, ja si i përgjigjet kompozitori i këngës

Linda Halimi është përfaqësuesja shqiptare e Eurovizionit, që pritet të deputojë me këngën “World” (Botë) në skenë e Kievit, më datë 9 maj. Tashmë artistja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shijon turin nëpër Europë, ku ka mundësi të dëshmojë talentin e saj për publikun.


Pas perfomancës së parë në Amsterdam, nuk munguan reagimet ndaj Lindës, duke e komentuar si pornostare me trup burri, pa mohuar potencën e zërit. Për muzën e frymëzimit për “Botë”, përfomancën e Halimit dhe pritshmëritë e kësaj gare, flet për gazetën “Panorama” kompozitori i këngës, Klodian Qafoku.

Si lindi “Botë”, u shkruan vargjet para muzikës apo e kundërta?

Përgjithësisht në këngët e mia preferoj të krijoj muzikën para tekstit. Kështu ka ndodhur edhe me “Botë”. Pasi u dëgjua melodia e këngës nga Gerald Xhari (Big Basta) dhe Lindita, pas shumë bisedash profesionale, unanimisht vendosëm për përmbajtjen e tekstit dhe titullit njëkohësisht.

Lidhet kjo këngë me ndonjë moment nga jeta jote? Apo pse mund ta gjejmë veten në fabulën dhe melodinë e saj?

Ngjarjet e fundit nëpër botë, luftërat, varfëritë na kanë bërë mjaft të ndjeshëm jo vetëm në jetën reale, por dhe në atë krijuese. Nuk e kam krijuar muzikën në koshiencë të plotë, me këto situata, por natyrshëm mund të kem shkuar drejt kësaj tematike. Nisur nga tema e këngës, e ripërsëris se e vetmja gjë që na bashkon të gjithëve është “Dashuria”.

Linda Halimi të zgjodhi ty, apo ti atë?

Sigurisht që e zgjodha unë. Ajo jeton në SHBA tashmë, dhe ishte një ftesë nga ana ime për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH.

Çfarë t’u duk e rrallë në zërin dhe perfomancën e saj për t’i besuar krijimin tënd?

Unë e kam njohur dhe më parë Linditën në cilësitë e saj artistike. Thjesht besoja te forca dhe talenti i saj, dhe potenciali interpretativ, për ta përcjellë këngën sa më profesionalisht te publiku.

Në deputimin e saj të fundit ka pasur nga ata persona që e kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as komentet e këqija në lidhje edhe me fizikun e Lindës. Çfarë përgjigje mund t’u jepje atyre?

Në rradhë të parë unë i komplimentoj të gjithë për komentet pozitive në lidhje me performancën, ndërsa për komentet negative, përgjigjja më e mirë është data 9 maj në Kiev.

I ke dëgjuar këngët e tjera dhe cilat prej tyre do të veçoje?

Po, i kam dëgjuar me shumë interes. Përgjithësisht janë këngë të bukura, do të veçoja Portugalinë, Italinë, Suedinë, Australinë.

Pa marrë parasysh dëshirën për të dalë sa më mirë në garën e Eurosongut, cilat janë pritshmëritë e tua reale nga ky festival?

Së pari më lejoni t’ju them se Eurosong është i vetmi event artistik ku Shqipëria përballet me vendet europiane. Kur në futboll, Shqipëria hyri për herë të parë në Kampionatin Europian, sigurisht u gëzuam të gjithë, dhe vë­ mendja ishte 100 për qind jo vetëm nga institucionet shtetërore, por dhe nga ato private. Ndërsa me këngën shqiptare, që është hera e 19­të e pjesëmarrjes, kemi vetëm mbështetjen e padiskutueshme të Radiotelevizionit Shqiptar. Pavarësisht kësaj, ky është një fakt i cili duhet të na bëjë mjaft krenarë për transmetimin e kulturës dhe artit tonë në kompeticione me përmasa të tilla. Sigurisht që është një garë e fortë, dhe qëllimi im kryesor si kompozitor është të performojmë sa më denjësisht në atë arenë europiane.

Përtej garës, çfarë mesazhi shpirtëror do t’i japë “Botë” botës?

“World” tashmë është finalizuar në të gjitha aspektet, së pari një riorkestrim nga mjeshtri Shpëtim Saraçi dhe Andrea Camilletti, një super produksion nga mjeshtri i zërit, Marco Borsatti në Itali dhe masterizim nga Tom Coyne në USA. Anglisht teksti u përshtat mbi vargjet e Big Bastës nga vetë Lindita, dhe pikërisht mesazhi “Let the love unite us all” ka domethënie për ditët e sotme. Gjithkush e ndjen veten në këtë këngë.

Pikat më të forta të Lindës si këngëtare dhe ndonjë pikë e dobët?

Pika më e fortë është vokali dhe karakteri artistik. Pika e dobët?

Këmbëngulëse në kërkesat e saj artistike (qesh).

Cilat janë detajet e performancës, këngëtarët që e shoqërojnë, ndonjë koreografi dhe veshjet e këngëtares?

Perfomanca do të jetë e thjeshtë. Rol të veçantë do të ketë pasqyrimi i çdo detaji nga videoklipi zyrtar në ledwall­in e arenës, në momentin e performancës. Këngëtarët shoqërues janë emra të njohur të skenës shqiptare, si Denisa Gjezo, Margret Radovani, Gjergj Kaçinari dhe Anxhelo Miho.

Ankthi yt më i madh gjatë asaj performance?

Fitorja e Eurovizionit.

Fakti që votimi mund të jetë gjeopolitik të bën pesimist?

Aspak, jam më optimist se kurrë në përballjen tonë me shtetet e tjera.

KLOTILDA HARKA­PANORAMA

 

Etiketa: eurovizionlinda halimi


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Para
E fundit/ Shpërthim në Minierën e Bulqizës, ja çfarë ka ndodhur

E fundit/ Shpërthim në Minierën e Bulqizës, ja çfarë ka ndodhur

Fotolajm/ Zbulohet vajza, ja kush do e zëvendësojë Marinën në emision

Fotolajm/ Zbulohet vajza, ja kush do e zëvendësojë Marinën në emision

Ronaldo akuzohet për përdhunim, por ja çfarë thotë ylli i Realit

Ronaldo akuzohet për përdhunim, por ja çfarë thotë ylli i Realit
















TE FUNDIT

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com