Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurostat: Veriu i Shqipërisë më i varfëri në Europë

2018/12/10 at 9:10 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurostat: Veriu i Shqipërisë më i varfëri në Europë

Të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Europian (BE), duke e renditur atë në rajonin më të varfër të Europës.

Shifrat janë bërë të ditura së fundmi nga Eurostat në një raport për prodhimin e brendshëm bruto në nivele rajonale dhe i përkasin vitit 2016 dhe janë bazuar në standardet e barazisë së fuqisë blerëse (PPS) në raport me mesataren e 28 vendeve të BE (BE-28 = 100).


Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së BE, shumë më të ulëra sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%, sipas tabelës së publikuar nga Eurostat dhe të përpunuar nga Monitor.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen tsentralen (33.95).

Qendra e Shqipërisë, ndonëse është më e pasur sesa Veriu dhe Jugu, duke pasur të ardhura për frymë sa 34.45% e mesatares së BE, sërish është ndër më të varfërat e Europës, duke u renditur e shtata nga fundi. Në fakt, nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, 3 prej tyre janë të Shqipërisë.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas raportit të Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore.

Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastructure e papërshtatshme.

Një nga detajet më të habitshme të hartës është prania e xhepave të pasurisë relativisht të lartë që janë të dukshme për pothuajse çdo rajon të kryeqytetit. Kjo është më e lartë në një nga dy rajonet e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Inner London-West, ku të ardhurat për frymë për banor ishin më shumë se gjashtë herë se mesatarja e BE-28 në vitin 2016 (611%).

Më pas renditet Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel 258%), Irlanda Jugore dhe Lindore (rajoni i kryeqytetit irlandez, 217%) dhe Rajoni i Brukselit-Bruksel Hoofdstedelijk Gewest (kryeqyteti belg 200%)./Monitor.

Etiketa: EuropëEUROSTATveriu


Ju sugjerojmë

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Pallatet e reja në rrezik nga zjarret,punime pa cilësi në rrjetin elektrik

Pallatet e reja në rrezik nga zjarret,punime pa cilësi në rrjetin elektrik

Sherr mes këngëtareve shqiptare, i kërkojnë njëra-tjetrës rrobat mbrapsht

Sherr mes këngëtareve shqiptare, i kërkojnë njëra-tjetrës rrobat mbrapsht

Zjarret pushtojnë Shqipërinë, reagon Kodheli: Janë të qëllimshëm

Zbulohet tjetër plagjiaturë, ja ku e ka vjedhur doktoraturën ish-ministrja
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com