Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurostat: Rreth 30 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2017

2017/12/21 at 6:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Eurostat: Rreth 30 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2017

Delegacioni i BE-së në Tiranë vuri në dukje se Komisioni Europian thekson se kërkon përgjegjësi nga qytetarët dhe autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Delegacioni i BE-se ka publikuar ҫështjet kryesore nga raportimi i Komisionit para Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian për funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia si edhe me vendet e Partneritetit Lindor – Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, delegacioni i BE-së në Tiranë vuri në dukje se Komisioni Europian thekson se kërkon përgjegjësi nga qytetarët dhe autoritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Delegacioni i BE-së në Tiranë citon në njoftimin zyrtar, Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, i cili ka përshëndetur autoritetet e Shqipërisë për “përpjekjet e bëra për forcimin e masave në trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE, më të prekura deri tani”.

Përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza, përmirësimi i kontrollit të kufijve dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar”. Përpjekjet kanë të bëjnë me frenimin e mëtejshëm të emigracionit të parregullt, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Shqipëria – vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve

Komisioni Europian në raportimin e tij vlerëson përpjekjet e autoriteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor për të frenuar qytetarët e tyre të kërkojnë azil në vendet e BE. ” Këto përpjekje kanë rezultuar në një rënie të konsiderueshme të përgjithshme të numrit të kërkesave për azil të bëra në shtetet anëtare të BE-së nga qytetarët e vendeve të BP”. Shqipëria është cilësuar në raportin në fjalë si vendi “me numrin më të madh të aplikimeve të pabazuara për azil mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë pa viza.
“Autoritetet shqiptare kanë qenë aktive për forcimin e masave për të trajtuar migracionin e parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE më të prekura por ata duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime specifike, që nga forcimi i kontrolleve kufitare deri tek organizimi i fushatave informuese për udhëtimin pa viza”, thekson raporti.

Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë pa viza Komisioni Europian përmend Shqipërinë si vendin që duhet të ndërmarrë “veprime të menjëhershme për të siguruar përparim të vazhdueshëm lidhur me sfidat e migracionit të parregullt”.

Sipas EUROSTAT-it 27.500 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE në vitin 2017. Vendi më i preferuar edhe këtë vit mbeti Gjermania, e ndjekur nga Franca, Holanda dhe Anglia.

Më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuarPër Komisionin Europian, megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të parandaluar dhe luftuar krimine organizuar, grupe kriminale nga Shqipëria dhe vendet e tjera të BP janë ende aktive. Raporti vë në dukje citoj se krimi i organizuar „ushtron veprimtari kriminale në vendet e BE-së që nga trafikimi i qenieve njerëzore, i mallrave të paligjshme, krimi ndaj pronës, kontrabanda e migrantëve deri tek krimi kibernetik”. Komisioni Europian i bëri thirrje Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor “t’i shtojnë veprimet e tyre për ta trajtuar më tej çështjen e krimit të organizuar”.

Raportimi i Komisionit Europian para Parlamentit dhe Këshillit Europian përbën një detyrim ligjor të Komisionit në kuadrin e mekanizmit të forcuar të pezullimit të vizave, të miratuar në mars 2017, për të monitoruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave nga vendet jo-anëtare të BE. Qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë filluan të udhëtojnë në BE pa vizë që nga dhjetori 2009, ata të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që nga fundi i vitit 2010. Komisioni Europian do të raportojë gjithashtu për situatën në punët e brendshme dhe të drejtësisë në kuadër të raporteve të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
60 vende anembanë botës përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE. Komisioni Europian thekson se në disa raste, vendimet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen mbështeten në progresin e bërë nga vendet e interesuara në zbatimin e reformave të mëdha në fusha të tilla si forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe migracioni i paligjshëm dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve.

Në cilat raste Komisioni Europian pezullon udhëtimin pa viza në zonën Schengen?

Komisioni Europian ka parashikuar rastet kur udhëtimi pa viza në zonën Schengen të BE pezullohet. Kjo masë është parashikuar në rast se ka një rritje të konsiderueshme (më shumë se 50%) e migracionit të parregullt dhe kur qytetarëve nga vendet e BP që u është refuzuar azili vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë të parregullt. Pezullimi parashikohet të aplikohet edhe kur ka rënie të bashkëpunimit për riatdhesim, në rastet e rritjes së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim. Dhe së fundi kur emigrantët e parregullt përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e shteteve anëtare të BE dhe kur ata kanë kryer vepra të rënda penale. Komisioni do t’i raportojë përsëri Parlamentit Evropian dhe Këshillit për përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave në vitin 2018./DW/

 

Etiketa: 201730 mije shqiptareEUROSTATkerkuan azil ne BE


Ju sugjerojmë

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Para
Foto lajm/ Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë “përkëdhelje” me humor në Facebook

“Me tigan kokës nëse do ta tradhtonte”, Armina e ka me Shkëlzenin?

Policia e kërkonte për vrasje, shqiptari transportonte drogë Shqipëri-Greqi

Greqi/ Arrestohen 8 shqiptarë, pjesë e një bande trafikantësh droge

Arsye të rëndësishme pse seksi është më i mirë në mëngjes

6 arsye se pse duhet të bëni më shumë seks
















TE FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
6 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë emocionuese. Marrëdhënia me partnerin do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com