Bota

Eurostat: Covid, 160 mijë të vdekur më shumë në Europë në 3 muaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 03/08/20 |
Opi Nion

Të dhënat paraprake nga 24 vende europiane tregojnë se nga marsi deri në maj 2020 ka 160 mijë të vdekur më shumë krahasuar me mesataren e së njëjtës periudhë të viteve 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Kështu ka bërë me dije Eurostat, në profilin në Twitter, duke nënvizuar se të dhënat mbi vdekshmërinë janë të nevojshme për të vlerësuar efektet direkte dhe indirekte të pandemisë së Covid-19 në popullatën europiane.

Mes vendeve me vdekshmërinë më të lartë, renditen Spanja, Italia, blegjika, Holanda, Suedia dhe Franca.

Zonat më të goditura nga vdekjet kanë qenë në Itali dhe Spanjë, ku nga 25 rajone të analizuara, 21 kanë qenë krahina të Italisë dhe Spanjës./Opinion.al

 

 

Pas